Programe Forum - Welcome
PS, beteja ligjore s’ka mbaruar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
PS, beteja ligjore s’ka mbaruar People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS, beteja ligjore s’ka mbaruar

Shko poshtë

PS, beteja ligjore s’ka mbaruar Empty PS, beteja ligjore s’ka mbaruar

Mesazh nga Embelsira Mon Jul 11, 2011 6:39 pm

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi deklaruan dje pas rrëzimit ankimor të PS-së nga Kolegji Zgjedhor “se për këtë forcë politike nuk ka më hapësira për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të Tiranës”Por për PS hapi i fundit juridik i së premtes në Kolegjin Zgjedhor nuk është i fundit siç pohuan demokratët, në këtë betejë të gjatë juridike prej të cilës socialistët thonë se nuk morën drejtësi, por u vulos grabitja e Tiranës.

Në një intervistë për Top Channel, Fatmir Xhafaj, sekretar për çështjet ligjore në PS, deklaron se beteja dy vjeçare e PS-së për votën e lirë të vjedhur në 2009-n, përfshi transparencën e zgjedhjeve të 8 majit do të vijojë.

Fillimisht ai komentoi zhvillimet e së premtes në Kolegjin Zgjedhor.

“Vendimi i djeshëm ishte thjesht një akt noterizimi i grabitjes së mandatit të Tiranës. Në mënyrë absurde Kolegji arsyetoi se kërkesa e PS-së ishte jashtë afatit. Ne ishim me 10 vota plus dhe nuk mund të bënim asnjë ankimim në këto momente. Me daljen e rezultatit të ri PS-së i lindte e drejta që të kërkonte pavlefshmëri ashtu siç edhe veproi”, është shprehur Xhafaj.

Zoti Xhafaj e ka akuzuar Kolegjin Zgjedhor se për Tiranën ka aplikuar një standard tjetër vendimarrjeje nga ato të mëparshmit.

“Vendimi djeshëm është në kundërshtim me vetë Kolegjin. Në kushtet e njëjta Kolegji ka marrë një vendim identik si ky në 2006-n. Është po ky Kolegj që në 2009-n ka mbajtur të njëjtin qendrim. Ndërkohë që në 2011-n ka mbajtur një vendim krejt të ndryshëm. Kolegji mohoi edhe vetëveten dhe mohoi vendimin e tij të para një muaji”, theksoi Xhafaj.

Për Partinë Socialiste shkuarja e së vërtetës deri në fund për këto zgjedhje merr një rëndësi më të madhe, por jo vetëm kaq.

“Do të shikojmë mundësinë e kallëzimit të këtij proçesi në prokurorinë shqiptare, një hap tjetër është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, konsultimi me Komisionin e Venecias dhe çuarja e çështjes në Gjykatën e Strasburgut. Është shumë e rëndësishme t’i shkohet deri në fund të vërtetës sepse kjo lidhet me të ardhmen e zgjedhjeve në vend”, deklaroi Xhafaj.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi