Programe Forum - Welcome
Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012 People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012 People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012

Shko poshtë

Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012 Empty Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012

Mesazh nga Master Fri Aug 12, 2011 8:25 am


Me anë të një vendimi tashmë zyrtar, qeceria shqiptare përcaktoi se në universitetet shqiptare do të aplikohen 25 363 kuota pranimi për vitin akademik 2011-2012. Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 33, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 9.4.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ligjit nr.8626, datë 4.7.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.2.1994, “Për statusin e invalidëve të punës”, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, si dhe të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.423, datë 8.6.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2011 – 2012, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, janë 25 363, të ndara, si më poshtë vijon:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
të ciklit të parë 24 643;
b) Kuota për program të dytë studimi 200;
c) Kuota për transferim studimesh 300;
ç) Kuota për shtetasit e huaj 220.”.
2. Shkronja “a” e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit
të vendit 25 143;”.
3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin e ri akademik 2011 – 2012, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.”.
4. Në fund të tabelës 1, bashkëlidhur vendimit, shtohet programi i studimit sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi