Programe Forum - Welcome
"Irene", 20 të vdekur nga uragani People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
"Irene", 20 të vdekur nga uragani People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Irene", 20 të vdekur nga uragani

Shko poshtë

"Irene", 20 të vdekur nga uragani Empty "Irene", 20 të vdekur nga uragani

Mesazh nga Embelsira Mon Aug 29, 2011 12:42 pm

Uragani "Irene" ka shkaktuar në pjesët e bregdetit lindor të SHBA-së vdekjen e të paktën 20 njerëzve.
Vetëm nga North Carolina është njoftuar vdekja e gjashtë personave. Rreth pesë milionë familje dhe dyqane kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Sipas llogarive të para era e fuqishme, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej të paktën shtatë miliardë dollarësh. Megjithë frikën e madhe, në Nju Jork nuk pati dëme tepër të mëdha, pasi fuqia e erës kishte rënë. Në këtë qytet nuk ka pasur deri tani asnjë të vdekur apo të lënduar. Gradualisht ka filluar të normalizohet edhe trafiku i qytetit, bëjnë të ditur autoritetet. Obama: Emergjenca nuk ka mbaruarEmergjenca që lidhet me uraganin Irene “ende nuk ka mbaruar”.“Është kthyer në një stuhi tropikale, por vazhdon të jetë i rrezikshëm”, është shprehur Barack Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur për uraganin Irene që goditi Nju Jorkun.Ekziston ende rreziku i përmbytjeve dhe i bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndjekin urdhrat e autoriteteve”, shtoi Obama.Më pas, presidenti lavdëroi kontributin e të gjithë atyre personave të angazhuar në misionet e shpëtimit: “Ndihma ndaj popullsisë ishte një shembull i shkëlqyer i qeverisjes së mirë. Dua të falenderoj të gjithë personat që dhanë kontributin e tyre, në nivel federal dhe lokal, duke ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të prekur nga uragani Irene.”Shtetet e Bashkuara kanë treguar edhe një herë tjetër se duke punuar bashkë mund të kapërcehet jo vetëm kriza ekonomike, por edhe fatkeqësitë natyrore”, përfundoi Obama.


Rihapen aeroportet në Nju Jork

Aeroportet e Nju Jorkut, John F Kennedy, Newark dhe La Guardia, do të rihapen mëngjesin e sotëm pasi ishin mbyllur për shkak të emergjencës së shkaktuar nga uragani Irene.

Lajmin e bën të ditur enti i aviacionit amerikan (FAA), në faqen e tij në internet.

JFK dhe Newark do të fillojnë punën në orën 6 të mëngjesit, ndërsa La Guardia në orën 7 (me orën lokale).

Uragani Irene, i zbritur në nivelin e stuhisë tropikale pas humbjes së fuqisë, ka prekur edhe Kanadanë.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë përfshirë juglindjen e Kebekut duke lënë pa energji elektrike rreth 200 mijë banesa
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi