Programe Forum - Welcome
 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

2 posters

Shko poshtë

 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! Empty Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Mesazh nga Master Wed May 02, 2012 8:35 am

 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! 15091d1335726582-qetesia-eshte-kultur-pa-qetesi-nuk-gjendet-dera-per-dalje-397002_359731037371986_159148157430276_1489547_1321718991_n
Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha:
- O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë.Problemet duhet zgjidhur një nga një.Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka?
- Urdhëro, Mësues!

- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti.

- Mirë...- u pajtua Nxënësi.

Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur,hyri një Zog.

Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura.Kur u lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim,
pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës.

Mësuesi e pa nxënësin e i tha:

- E sheh këtë Zog?

- Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shoh!

- Eh, ky Zog je ti nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur.
Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën hyri zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik,
zgjidhje e vrullshme.
Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate...

Mësuesi pushoi pak dhe tha:

- Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut.

Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri.

- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellua,
atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur.
Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti.

- Por unë i kam njëmijë probleme!...

- E di dhe të kuptoj mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël.
Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse?
Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë,
sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.

- E çka duhet të bëj unë?

- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës.
Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse:

Secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe
DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh,
por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA.
Thuaj: qetësi,sepse qetësia është kulturë.Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje.f.v
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! Empty Re: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Mesazh nga Anakonda Wed May 02, 2012 12:09 pm

kulture eshte qetesia po me ke te kesh qetesi me budallenjte e sotem
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! Empty Re: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Mesazh nga Master Mon Jun 25, 2012 8:21 pm

Po,por aman nese sje i qete se kontrollon dot veten
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje! Empty Re: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi