Programe Forum - Welcome
 Për vete, për ty, për të dy sëbashku  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
 Për vete, për ty, për të dy sëbashku  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për vete, për ty, për të dy sëbashku

Shko poshtë

 Për vete, për ty, për të dy sëbashku  Empty Për vete, për ty, për të dy sëbashku

Mesazh nga Anakonda Sun Jun 24, 2012 5:07 am

Dashuria, mirëkuptimi dhe respekti janë trekendëshi i lumturisë
bashkëshortore. Ato janë kështjella e saj e mirëmbrojtur, e cila mbron anijen e
martesës prej mbytjes, kur mbi të vërshon deti i problemeve dhe i
konflikteve.

Por nuk ka shtëpi pa probleme, qofshin të vogla
apo të mëdha. Shpesh ndodh që këto të lënë një lloj ftohjeje dhe venitjeje, të
cilat kërcënojnë harmoninë e familjes. Të dy bashkëshortët kanë përgjegjësinë e
përbashkët në ruajtjen e ngrohtësisë së ndjenjave dhe dashurisë mes tyre, që të
sigurohet vazhdimësia e jetës bashkëshortore.

Ndodh ndonjëherë që në
jetën bashkëshortore të ketë momente zvenitjeje mes dy bashkëshortëve. Një
person që e mohon këtë gjë nuk është i sinqertë. Është më i zgjuar ai që shuan
konfliktin, sesa ai që e zvarrit atë. Duke qenë se bashkëshortët janë një qenie
e vetme, përgjegjësia, që këtyre problemeve t'i jepet fund, është e përbashkët.
Një nga mënyrat që mund t'i japin fund kësaj zvenitjeje janë takimet familjare
dhe udhëtimet brenda qytetit, që nga ana e tyre e gjallërojnë jo vetëm jetën
brenda familjes, por edhe ndjenjat mes bashkëshortëve.Mënyrat e
thyerjes së monotonisë në jetën bashkëshortore mund të jenë të ndryshme e të
shumëllojshme, por barra më e madhe i bie gruas, pasi ajo ka mundësi që ndjenjën
e dashurisë e të ngrohtësisë, të zvenitura mes tyre nga rutina e përditshme e
punës, t'i zgjojë duke rregulluar veten e saj apo edhe me sistemimin e shtëpisë.
Mund të jetë ndonjë dhuratë e shkëmbyer me njëri-tjetrin apo edhe fjalët e mira,
të humbura prej kohësh mes tyre, pasi vendin e tyre e kanë zënë fjalët e
punës.

Fjalët që thuhen të jenë në përshtatje me natyrën, gjendjen e
bashkëshortëve, pasi në rast të kundërt ato mund të lëndojnë. Lidhur me këtë po
sjellim një shembull: Një burrë i verbër u martua me një grua, e cila përherë i
fliste për bukurinë e saj. Një herë po i thoshte të shoqit: "A sikur të shihje,
pasi sytë e tu do të kënaqeshin me bukurinë e fytyrës sime, ngjyrën e kuqe të
faqeve të mia dhe me flokët e zinj." Ai e dëgjonte, jo pa dhembje dhe një herë,
pasi durimi i kishte mbaruar, i tha: "Nëse është e vërtetë kjo që po thua, ata
që shohin nuk do të të linin ty me mua."

Vetë puna e bashkëshortit mund
të bëjë që gruaja, në të shumtën e rasteve, të mbetet e vetme në shtëpi, mes
fëmijëve, duke ndjerë se ajo është e vetmja përgjegjëse për edukimin e tyre. Kjo
gjendje mund t'i sjellë asaj mërzitje e zvenitjeje të jetës bashkëshortore.
Shërimi i kësaj gjendjeje mund të jetë edhe një dhuratë e vogël, e cila i bën
asaj të ndjejë e të kuptojë që e tërë puna e bashkëshortit, nuk është vetëm
personale, por është për të dhe familjen. Vetë llojshmëria dhe ndryshimi janë
shkaqe që largojnë ftohjen mes bashkëshortëve, pasi jeta nuk është vetëm dhënie
e marrje materiale mes tyre.Roli i burrit në shtëpi në
edukimin e fëmijëve

Prezenca e tij ndonjëherë në kuzhinë, kur
gruaja gatuan, do të ishte pozitive. Ai mund ta ndihmojë në punët që ajo ka
nevojë, sepse si i thonë një fjale, një dorë e vetme nuk
duartroket.

Madje edhe vetë problemet, me të cilat përballet familja në
momente të ndryshme, mund të jenë shkak për thyerjen e rutinës dhe të monotonisë
në familje, sigurisht për gratë që dinë si t'i trajtojnë ato, pasi në disa çifte
ato konsiderohen edhe si "erëzat" e jetës bashkëshortore.

Madje, nga këto
probleme mund të përfitohet, në mënyrë që të mos përsëriten në të
ardhmen.

Një zgjidhje tjetër e këtij problemi, që sa vjen e po shtohet
nëpër familje, është edhe durimi. Sado probleme të lindin, ato patjetër që do ta
kenë një fund, duhet të kesh durim për t'i përballuar. E përsëri, mes
bashkëshortëve do të kthehet harmonia e ngrohtësia që kishte
munguar.Mendime "të çmendura" për një martesë të
lumtur

Duhet të vendosen rregulla, parime që të lehtësojnë
monotoninë, mërzitjen dhe presionet që ajo ka. Këtu janë disa mendime dhe
sugjerime, për t'i dhuruar jetës bashkëshortore fragmente të
lumtura.


Të dy së bashku

-Parfumet janë
shkopi magjik për qetësimin e nervave, ndjelljen e ndjenjave të mira, si dhe në
krijimin e një atmosfere të ngrohtë në shtëpi.

-Do të ishte gjë e bukur,
që në fillim të martesës të zotoheshit që të mos ishit vetëm dy bashkëshortë,
por që burri yt të jetë i dashuri, shoku dhe njëkohësisht vëllai yt, e
anasjelltas, gruaja jote të jetë e dashura, motra dhe shoqja jote. Kjo e bën
jetën më të bukur dhe më të lumtur.-Disa lojëra logjike dhe kulturore,
por që të jenë tërheqëse dhe të bukura, do të ishin shumë argëtuese. Një ditë në
muaj ti me gruan dhe fëmijët kalojeni më këto lloj lojëra. Këtë ditë zgjidhe së
bashku me burrin dhe asnjëri të mos heqë dorë nga fitorja, që entuziazmi të
pushtojë shpirtrat tuaj.

-Lër një ditë të javës për vete dhe burrin tënd.
Zgjidhe ti dhe kaloni momente të bukura, që fuqia e lidhjes mes jush të
rritet.


Për të

-Interesimi yt për veten tënde
dhe pastërtinë vetjake brenda shtëpisë është një nga themelet e jetës
bashkëshortore. Gruaja nuk është përgjegjësja e vetme për rregullin brenda
shtëpisë.

-Mos kurse fjalët e ëmbla për ndonjë veshje të bukur apo ndonjë
veprim të gruas tënde, sidomos përpara fëmijëve, pasi kjo do t'i japë jetës së
tyre kënaqësi, duke qenë se ti je udhëheqësi i tyre.

-Ftoje gruan tënde
për të ngrënë darkë jashtë shtëpisë dhe zgjidh një vend të qetë. Ki kujdes që
kjo ftesë të mos jetë me ndonjë qëllim apo shkak.

-Lëvizja dhe vrapimi
është shumë e dobishme. Në vend që të shoqërohesh me njerëz të tjerë shoqërohu
me gruan tënde.-Mos u përpiq të qortosh gruan tënde në sy të fëmijëve të
tu, sepse ajo është është shoqja e jetës e jo punëtorja jote.

-Blerja e
një dhurate, sado e vogël qoftë, do të thotë shumë për
të.



Për ty bashkëshorte

-Interesimi
personal për veten tënde nuk kërkon shumë mund.

-Flisni së bashku me
burrin për gjëra të përbashkëta mes jush, sepse ai nuk është specialist dhe nuk
i intereson ato që thuhen për rrobat apo veshjet e reja të modës. Këto lloj
bisedash janë të bezdisshme për disa gra e jo më për burrat.

-Lëre
mënjanë mënyrën e pyetje–përgjigjeve gjatë dialogjeve, por përpiqu të jesh e
zgjuar në bisedat me të.

-Xhelozia e tepruar është shkaku kryesor për
përfundimin e shumë marrëdhënieve martesore. Ti patjetër që duhet të kesh besim
tek vetja e herë pas here mos ngurro ta pyesësh burrin se si të sheh ty si grua
e si të dashur, çfarë do të dëshironte të shihte tek ti. Përpiqu t'i zbatosh sa
të mundesh. Ji e kujdesshme dhe e butë gjatë pyetjeve. Gjithashtu, edhe ti
thuaji se çfarë të pëlqen të shohësh tek ai.-Nëse ndodh ndonjë problem
mos guxo të ngresh zërin për të vërtetuar që ti je e fortë. Fuqia është tek
mendja. Gjatë të bërtiturave ti nuk do të mundesh të mendosh. Qetësohu, mendohu
dhe mëso si të mund të mbash veten e të jesh e qetë. Nëse je në këmbë, ulu apo
ndërro vend, përpiqu të mos flasësh.

Këto ishin disa mendime që të gjithë
i kemi menduar, ndoshta i kemi bërë dhe pa vetëdije. Duhet të kemi kujdes në atë
që bëjmë, flasim, veprojmë, që jeta bashkëshortore të jetë e lumtur si një
kopsht me lule.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi