Pse femrat rrinë të uritura
2 posters
Faqja 1 e 1
Pse femrat rrinë të uritura
Femrat janë të gatshme të bëjnë gjithçka që sezonin e bikinive ta presin të gatshme. Dëshmi për këtë është edhe fakti se këtë vit kanë qëndruar pa ngrënë rreth shtatë milionë femra në mënyrë që në plazh të duken sa më mirë.
Ky numër mbresëlënës është një dëshmi e vërtetë për lidhshmërinë mes pjesëtareve të gjinisë së bukur dhe dietave të llojllojshme që premtojnë mrekulli. Shtatë milionë femra anekënd botës kanë pranuar se kanë ndjekur dieta strikte në mënyrë që të duken më mirë në plazh, ndërsa ato që akoma nuk kanë shkuar në pushim vjetor, planifikojnë që ta bëjnë sërish këtë. Arsyeja janë bikinit.
Një hulumti i realizuar në Britani të Madhe, ka treguar se femrat janë të gatshme të heqin dorë nga kafja, të marrin pilula për dobësim dhe madje do ta kishin filluar edhe duhanin, në mënyrë që në organizëm të fusin më pak ushqim dhe të humbin sa më shumë kilogramë.
Të dhënat tregojnë se pesë milionë femra kanë provuar dhe kanë hequr dorë nga 15 dieta të ndryshme, që do të thotë se mesatarisht pjesëtaret e gjinisë së bukur nuk hanë dy herë në muaj. Një studim i realizuar në Australi ka treguar se motivimi kryesor është ‘dukja sa më e mirë me bikini’.
Çdo e gjashta femër, dukjen e mirë e vë përpara shëndetit, ndërsa për to është më mirë të duken bukur sesa të ndjehen shëndoshë.
Nga ana tjetër, mjekët potencojnë se dietat e tilla janë stresuese dhe të pashëndetshme, ndërsa mënyra më e mirë për mbajtjen e vijës trupore, sipas tyre, është ushqimi i shëndetshëm në kombinim me ushtrimet trupore. /Telegrafi/
Re: Pse femrat rrinë të uritura
qe te duken sa me elegante para meshkujve prandaj
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Re: Pse femrat rrinë të uritura
po pra po se juve ju duket vetja ma tmire me t;thon tdrejten
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Similar topics
» Femrat nxiten seksualisht nga femrat tjera
» Njerëzit që rrinë vonë pa gjumë, të prirë për mbipeshë
» Thenie per femrat..
» Thenie per femrat
» Femrat dhe flirtet e rastësishme
» Njerëzit që rrinë vonë pa gjumë, të prirë për mbipeshë
» Thenie per femrat..
» Thenie per femrat
» Femrat dhe flirtet e rastësishme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|