Programe Forum - Welcome
Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn

2 posters

Shko poshtë

Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn Empty Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn

Mesazh nga Master Tue Aug 23, 2011 10:47 pm

Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn Bojken-lako-semi-jaupaj-300x195
Ende pa u zbehur zhurma e ndarjes me bashkëshorten e tij Olesia, vjen një lajm për jetën sentimentale të kantautorit të njohur Bojken Lako. Bëhet fjalë për një histori dashurie të saponisur me një artiste të re, shumë simpatike dhe të talentuar, që quhet Semi Jaupaj.

Ajo është një vajzë 19-vjeçare, këngëtare, që ka po të njëjtin pasion për rokun si Bojken, ndërsa është diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë.

Ajo njëkohësisht është vokaliste e “Bojken Lako & Brezat”, grup i ri muzikor që është lançuar këtë verë me klipin e tyre të parë së bashku, me titullin “Tiranaaa”.

Semi nuk është një vajzë e panjohur për publikun, pasi ajo ka bërë për vete shumë fansa gjatë debutimeve të saj në “Star Academy”, gara e talenteve të rinj që transmetohej në ekranin “Tv Klan”. Ajo është vlerësuar me çmim të dytë në “Star Academy”, ndërkohë që Bojkeni është autori i këngëve të saj, si “Afër Meje” në “Top Fest 7”, “Dritë” në duet me Albi Xhepën, ku konkurruan në Festivalin e Këngës 2010 në RTSH dhe “Energji pozitive”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2010”.

Dueti me Albi Xhepën patjetër do të ketë qenë një ide e Bojkenit për t’i bërë bashkë dy studentët e tij të “Star Academy 5”, fituesin e vendit të parë Albi Xhepën dhe fituesen e vendit të dytë të këtij edicioni, që ishte pikërisht Semi Jaupaj. Një bashkëpunim artistik si fillim, por që tashmë për Bojkenin dhe Semin ka avancuar në një lidhje shumë speciale dashurie, që natyrisht nuk duket se është nga ato historitë e shkurtra të verës.

Bojkeni, dy muajt e lidhjes me Semin

Ajo është vokalistja e talentuar e “Bojken Lako & Brezat”, grupi i ri muzikor që do të nxjerrin albumin e tyre të parë së bashku së shpejti. Dhe në këto ditë të nxehta koncertesh, ku ata si grup udhëtojnë në qytete të ndryshme bregdetare, ku janë ftuar për koncerte, Bojkeni dhe Semi janë fotografuar bashkë ndërsa argëtoheshin duke bërë not në plazhin e Borshit.

Ka qenë pikërisht një udhëtim i tyre drejt plazhit të Jugut, për një koncert në fillim të gushtit dhe ditën e nesërme pas koncertit janë parë të shkëputeshin nga grupi, duke shijuar plazhin në intimitet me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve tona, Bojkeni me Semin kanë krijuar këtë lidhje të re vetëm pak javë pasi ai dha fund martesës trevjeçare me Olesian, stomatologe me profesion.

Dy këngëtarët duket se kanë qenë shumë të përfshirë dhe të tërhequr prej njëri-tjetrit, aq sa nuk kanë mundur të vënë re askënd rreth e rrotull tyre, ndërsa janë fotografuar në befasi në det. Bëjnë përshtypje këto foto intime, ku ata shkëmbejnë përkëdhelje dhe puthje në buzë me njëri-tjetrin. Edhe pse Bojkeni parimisht i ka dhënë fund bashkëjetesës me Olesian, mësohet se ende nuk ka depozituar një kërkesë-padi për divorc në Gjykatën e Tiranës, ndoshta për faktin se tashmë është periudhë pushimesh.

Siç e shihni dhe nga fotot, duket se dy artistët po përjetojnë momente shumë të bukura, ndërkohë që kjo mund të jetë hera e parë që Bojkeni fotografohet në intimitet me një vajzë. Gjithsesi, kjo mund të konsiderohet një lidhje pasionante e tij me të dashurën e re, që për momentin mund t’u ketë rënë në sy vetëm miqve të tyre të afërt. Kjo histori e re mes tyre thuhet se nuk ka lidhje me vendimin e çiftit për ndarje pas tri vitesh martesë. Edhe pse Bojkeni dhe Semi janë njohur më parë, ata u afruan më shumë me njëri-tjetrin vetëm para dy muajsh.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn Empty Re: Fotot intime në plazh me këngëtaren 19-vjeçare Semi Jaupajn

Mesazh nga Anakonda Fri Jun 08, 2012 10:46 am

epo meshkujt keshtu e kan;jan lodhur me ato te vjetrat tashme duan vajza te reja
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi