Programe Forum - Welcome
Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit

3 posters

Shko poshtë

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit Empty Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit

Mesazh nga Master Wed Nov 02, 2011 1:14 pm

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit Vitaminb12-300x225
Një studim i ri thotë se mungesa e vitaminës B12 mund të jetë përgjegjëse për rënien e funksionit të trurit tek personat e moshuar. Megjithëse njerëzit zakonisht marrin vitamina B12 nga mishi, peshku, nënprodhime të qumështit dhe të drithërave, aftësitë e tyre për të asimiluar vlerat ushqyese mund të bllokohen nga një numër faktorësh, siç janë konsumi i tepërt i alkoolit, anemia dhe çrregullime të ndryshme në sistemin e tretjes. Ekspertët e shëndetit thonë se vizitat e rregullta mjekësore dhe ndërgjegjësimi i publikut mund të shmangin dobësitë e funksionit të trurit si pasojë e mungesës së vitaminës B12.
Ashtu si muskujt dobësohen e tkurren nga kequshqyerja, edhe truri i njeriut fillon të tkurret kur vitamina B12 në trup nuk është e mjaftueshme.

Mjeku neurolog Michael Yokelson thotë se vitamina B12 është pjesë e rëndësishme përbërëse e neuroneve që transmetojnë sinjale në tru, si dhe ushqim kryesor i qelizave të trurit.

Dr. Michael Yochelson është neurolog në Spitalin Kombëtar të rehabilitimit në Uashington.

Ai thotë se lidhja midis mangësisë së vitaminës B12 dhe humbjes së vëllimit të trurit është e rëndësishme të dihet, për shkak se kjo vitaminë luan një rol kyç në aftësitë e njeriut për njohje a për të mësuar.

Dr. Martha Claire Morris është një nga autorët e studimit.

Ajo thotë se gjatë studimit u zbuluan prova se mangësia e vitaminës B12 shoqërohej me tkurrje të trurit dhe shtimim të intensitetit të tij. Gjithashtu u konstatua se mangësia e vitaminës B12 lidhej me nivelin e ulët të njohjes.

Peshku, mishi, bulmeti dhe ushqime të pasura me proteina janë burime të mira të vitaminës B12. Neurologu Michael Yochelson thotë se dietat me bazë bimore, si dhe dieta të larta në karbohidrate, janë të varfëra me vitaminë B12.

Ai beson se njerëzit në mbarë botën duhet të marrë vitaminë B12 shtesë – në formën e pilulave, injeksione – për të parandaluar një lloj humbjeje në funksionin e trurit.

Dr Yochelson thotë se është me rëndësi që njerëzit të kryejnë analiza për të kontrolluar herë pas here nivelin e vitaminës B12 në organizmin e tyre, sepse kështu do të parandalohej çdo mangësi e saj në organizëm.

Dr Yochelson thotë se studimi i kryer mes personave 65 vjeçarë, duhet të shërbejë si bazë për kërkime të tjera mes personave të moshave më të reja, veçanërisht në Afrikë, Azi Jugore, dhe Amerikë Jugore e Qendrore, rajonet me shkallën më të lartë mangësie të vitaminës B12.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit Empty Re: Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 10:19 pm

nattenn
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit Empty Re: Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 5:11 am

lloj-lloj vitaminash qe ndikojn negativisht ose pozitivisht ne trurin tone;se si eshte ndertuar ky trupi yn nje zot e di
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit Empty Re: Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionet e trurit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi