Programe Forum - Welcome
Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra

2 posters

Shko poshtë

Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra Empty Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra

Mesazh nga Master Mon Mar 19, 2012 5:32 pm

Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra Kujtime-300x223
Dollapi i lodrave në shtëpinë e vjetër të gjyshes sime kishte një aromë të veçantë. Nuk mund ta them dhe ta përcaktoj se për çfarë arome bëhet fjalë, por më ka qëlluar që e kam ndeshur në jetë, edhe pse rrallë dhe befas, si me magji, më janë rikthyer në mendje me një vrull të jashtëzakonshëm kujtimet e së shkuarës, të fëmijërisë së largët dhe sigurisht të gjyshes sime. Dhe nuk është aspak rast i vetëm dhe personal. Të gjithë e kemi provuar dhe e provojmë një ndjesi të tillë, pra kur një aromë e caktuar na çon me shpejtësi në një moment të largët e ndoshta të harruar të së shkuarës, për të na dhuruar një përjetim të këndshëm ose jo të situatave të cilat ndryshe nuk do të na kishin dalë në dritë. Po përse aromat ose erërat e ndryshme kanë një fuqi të tillë në memorien tonë?
Neuroshkenca ka shumë ngjashmëri me veprimet e një detektivi. Ne duhet që të kërkojmë për “çelësa” që të na çojnë te shkaku i fenomeneve. Por përpara se të analizojmë çelësat, duhet që të kemi një informacion, ose peizazh në lidhje me rastin me të cilin po merremi.
Një shqisë komplekse
Për sa i përket aromave, ne dimë që të nuhaturit është shqisa më e vjetër, duke qenë se origjinën e ka te shqisat rudimentare. Është një shqisë që e kanë edhe bakteret më të vogla. Para të parit, apo të dëgjuarit, para vetë prekjes, krijesat kanë pasur të zhvilluar kundërpërgjigjen ndaj kimikateve rreth tyre. Të parët e ka burimin dhe mbështetet në katër lloje sensorësh drite në syrin njerëzor, qeliza të njohura si receptorë, të cilat e shndërrojnë dritën në gjuhë elektromagnetike për trurin tonë, ndërsa prekja bazohet në disa lloje të ndryshme receptorësh për presionin. Për nxehtësinë, për të ftohtin, dhimbjen, por në krahasim me nuhatjen, të gjitha këto shqisa kanë shumë, po shumë pak receptorë në dispozicion. Në rastin e nuhatjes kemi të përfshirë 1000 receptorë që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në varësi të asaj çka ne nuhasim. Rezultati i këtij kompleksiteti është aftësia jonë për të shquar dhe për të dalluar shumë-shumë lloje të ndryshme aromash dhe erërash.
Sigurisht që jo për të gjitha këto loje aromash kemi emra. Nuhatja është ndër të tjera, ndoshta edhe shqisa për të cilën flasim më pak. Jemi të mirë në përshkrimin e sendeve nga pamja e tyre e jashtme, apo dimë mirë të themi se cili është tingulli që bëjnë sendet, por kur vjen puna te nuhatja, mjaftohemi duke e lidhur aromën me sendin me të cilin kanë lidhje. Për shembull “mban erë si një qen i ngordhur”. Kështu ne mund të kemi emra për ngjyrat: “e kuqe” e “verdhë” etj., por kur vjen puna tek aroma, ne i emërtojmë sipas sendit që prodhon atë aromë si: “aromë buke e pjekur”, “arome qepe” etj.
Episodet e kujtesës
Pra tani kemi informacionet e përgjithshme dhe duhet që të gjejmë se cilat janë çelësat e rëndësishëm. Së pari, pjesa e trurit që është përgjegjëse për përpunimin e aromës është “kokrriza e nuhatjes”, që ndodhet pranë pjesës së trurit që quhet hipokampus. Ky emër do të thotë “kalë deti” dhe ka një emërtim të tillë për shkak të formës. Kjo pjesë ndodhet e vendosur thellë në tru në një pozicion që mund të quhet një pikë takimi për të gjitha informacionet që vijnë nga i gjithë korteksi. Neuroshkencëtarët kanë dalë në përfundimin se hipokampusi është shumë i rëndësishëm për krijimin e kujtimeve të reja nga ngjarjet e ndryshme. Njerëzit që kanë dëmtime në këtë zonë të trurit, e kanë shumë të vështirë që të kujtojnë ngjarjet e së shkuarës, madje edhe ato të së shkuarës së afërt. Edhe pse njerëzit me këtë dëmtim mund të mësojnë gjëra të reja si për shembull t’i japin biçikletës, vjersha, apo emra të rinj, ata nuk arrijnë që të krijojnë kujtime në lidhje me këto gjëra që i kryejnë apo nga përvojat e tyre. Kjo “memorie episodike” është saktësisht ajo memorie që kam kur kujtoj vizitat te gjyshja. Dhe “kokrriza e nuhatjes”, pika e nuhatjes në tru, ndodhet e vendosur pikërisht pranë hipokampusit, që është edhe bërthama kryesore e trurit për kujtime të tilla.
Zhytje e thellë
Duhet thënë se ky fakt është shumë i rëndësishëm, por jo thelbësor. Po t’i referohemi paralelizmit nga fusha e detektivëve, ja ku kemi në këtë rast “të dyshuarin” (aromën) që ndodhet në “skenën e krimit” (pranë hipokampusit). Por do të na duhen fakte të tjera shtesë, nëse do të duam ta çojmë “çështjen” në gjykatë. Shpresoj që fakti tjetër, një e dhënë për neuroshkencën, do të arrijë që t’ju bindë se përse aromat janë kaq të fuqishme në rikthimin e kujtimeve të vjetra dhe të harruara.
Nuhatja është unike mes të gjitha shqisave, sepse ajo hyn në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të thellë në tru. Nëse do të hidhnim një vështrim te të gjitha “rrugëzat” që ndjekin shqisat e tjera në tru, si dëgjimi, të parët, ky rrugëtim nis tek organi i shqisës, pra në rastin tonë te veshët, apo te sytë dhe lëviz drejt një stacioni të quajtur “talamus” e më pas shkon edhe në pjesën tjetër të trurit. Ndërsa me nuhatjen, situata është e ndryshme. Në vend që të vizitojë “talamusin” para stacionimit të mëtejshëm në tru, informacioni i nuhatjes udhëton drejtpërsëdrejti në vendin më të madh dhe më të rëndësishëm të përpunimit të sinjaleve “kokrriza e nuhatjes” – pa ndaluar në asnjë pikë tjetër në tru. Ne nuk e dimë ende se cila është arsyeja që rrugëtimi i sinjaleve të shqisave të tjera ndalon fillimisht te “talamusi”, por është e qartë se këto sinjale shkojnë më vonë në qendrën e përpunimit.
A mund të jetë kjo arsyeja se përse aromat janë njëherazi edhe shumë të vështira për t’i shprehur me fjalë dhe të afta që të zgjojnë nga “gjumi” kujtime të fshehura shumë thellë? Studiuesit e fushës së memories thonë se përshkrimi i sendeve me fjalë mund të ndihmojë kujtesën, por nga ana tjetër, kjo redukton njëherazi edhe emocionin që ndjejmë në lidhje me subjektin. Kur për shembull përballemi me një histori që ka të bëjë me kujtimet tona ne nisim që të kujtohemi për të fillimisht nga “materialet bruto”. Në rastin e aromës së dollapit të gjyshes sime, kjo aromë e veçantë ishte thithur nga receptorët e hundës sime në vitet e largëta të fëmijërisë. Kjo aromë për të cilën unë kurrë nuk e gjeta dot në emër, por që më kishte bërë përshtypje shumë, “udhëtoi” drejt e në trurin tim nga hunda ku u thith në fillim, duke ndalur pikërisht drejt e në tru. Aty ky kujtim përzihet me kujtime të tjera të gjyshes, të paprekura nga gjuha, të ngulitura thellë në kujtesë. Tani vite më pas, aroma jo vetëm që e “zhvarros” atë përvojë, por mjafton që të nxjerrë nga errësira e viteve të gjitha kujtimet e tjera që kanë të bëjnë me gjyshen dhe me atë moment të veçantë të jetës. E tillë është forca e aromave dhe e nuhatjes, kësaj shqise që nuk i jepet rëndësi, por që ndikon kaq shumë në jetën dhe emocionet tona.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra Empty Re: Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra

Mesazh nga Anakonda Sat Apr 07, 2012 6:18 am

ehe e vertete eshte.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi