Programe Forum - Welcome
Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′ People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′ People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′

2 posters

Shko poshtë

Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′ Empty Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′

Mesazh nga Master Sun May 27, 2012 12:12 pm

Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′ 111
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të ‘Big Brother Albania’. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami, i cili u rendit i dyti. “Jemi te dy fitues!”, ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores.

Mbrëmja e shumëpritur nisi me përmbledhjen e rrugëtimit në ‘Big Brother’ të Arbrit dhe Françeskës. Momentet pikante të qëndrimit të tyre në shtëpi…njohjet, grindjet, debatet, reflektimet dhe shumë ndjesi të tjera u paraqitën në këto përmbledhje, të cilat si Abri ashtu edhe Françeska i pëlqyen shumë.

Surpriza e parë e mbrëmjes ishte rezervuar për Françeskën. Në një pasarelë gjigante, të ngritur në ambientet e shtëpisë së ‘Big Brother’, ku Françeska ishte spektaktorja e vetme, u zhvillua një sfilatë e disa vajzave të veshura në të bardha.E fundit ndër to ishte motra e Françeskës. Fustani që mbante veshur motra e Françeskës, do të jetë pikërisht veshja e vajzës nga Vlora në sfilatën që ‘Geraldina Sposa’ do të organizojë në shtator.
“Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e ‘Big Brother’. Jeta këtu më ka bërë të mësoj shumë”, ishin disa prej fjalëve të Gentës, pasi pa edhe ajo përmbledhjen e momenteve më të bukura dhe të hidhura të kaluara në shtëpi.Pas këtij momenti ishin filmimet e rrugëtimit të Liamit në shtëpi, i cili u shpreh krenar për atë çka kishte dhënë në shtëpi dhe për faktin që kishte arritur deri këtu.
Ndërsa Ermali, konkurrenti i cili nuk ka qenë asnjëherë i nominuar, u shpreh i kënaqur për cfarë kishte kaluar dhe për sjelljen e tij brenda shtëpisë. Ishte pikërisht Ermali, personazhi i dytë të cilit iu rezervua surpriza e radhës.Në disa kuti të vendosura në oborr, ishin futur disa objekte që Ermali kishte përdorur gjatë jetës së tij, dhe që tregonin shumë rreth të kaluarës së djalit nga Memaliaj.Në njërën prej kutive ishin futur tre prej shokëve të fëmijërisë së Ermalit, gjë që e emocionoi shumë atë.
Më pas ishte radha e Liamit të shihte surprizën që Vëllai i Madh i kishte përgatitur. Ishte pikërisht e dashura e tij gjermane, Evelina, e cila “mbërriti” nga Gjermania e futur direkt në ambientet e shtëpisë së ‘Big Brother’ me një makinë, e veshur me fustan të bardhë. Kjo e papritur e ka emocionuar pa masë Liamin, i cili më pas i ka propozuar për martesë Evelinës, duke i dhuruar edhe një unazë.

Genta mori si surprizë në mbrëmjen finale një këngë që vëllai i saj Eltoni ia kushtonte, si dhe një takim me të në ambientet e shtëpisë.Eltoni e siguroi Gentën, se ai dhe e gjithë familja e kishin mbështetur në çdo moment dhe do të vazhdonin ta bënin këtë edhe pas përfundimit të reality show-t.
Kurse Arbri, i cili paraprakisht kishte treguar në dhomën e rrëfimit, se nëna e tij në jetën e përditshme e telefononte shumë shpesh, u përball me telefonata të njëpasnjëshme nga nëna e tij, që “ndodhej” në Prishtinë. Vetëm pas disa minutash bashkëbisedimi telefonik, Vëllai i Madh realizoi takimin e Arbrit me të ëmën, takim që ishte emocionues jo vetëm për ta, por edhe për shikuesit.

Pas disa momenteve të këndshme, erdhi edhe radha e eliminimeve. Banori që kishte marrë më pak vota nga publiku dhe që la i pari shtëpinë e ‘Big Brother’ ishte Ermali.Menjëherë pas Ermalit, doli edhe e dashura e tij Françeska, duke qenë banorja e dytë më pak e votuar nga pesë finalistët.

Arbana më pas hapi një tjetër televotim për tre banorët e mbetur, Genta, Arbër dhe Liam. Votat që morën në minutat e fundit, iu shtuan atyre dhënë nga publiku gjatë gjithë kësaj jave.Publiku vendosi që Genta, banorja e cila hyri e para në shtëpinë e ‘Big Brother` në edicionin e pestë të këtij show,të ishte e eliminuara e radhes.

Fill pas kësaj Arbana njoftoi për televotimin e fundit, përballjen vendimtare mes Arbrit dhe Liamit.E si perfundim ishte Arbri ai qe mori edhe fitoren e merituar te kesaj loje, qe terhoqi vemendjen maksimale te publikut ne keto tre muaj.

Emocione, spektakël, humor, lot dhe kujtime shoqëruan këtë mbrëmje të madhe të ‘Big Brother’, që mbylli siparin në orët e para të së dielës, duke shënuar një tjetër sukses gjigant të Top Channel.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′ Empty Re: Arbri, fituesi i ‘Big Brother 5′

Mesazh nga Anakonda Fri Jun 08, 2012 10:35 am

edhe ky ne fillim doli si qengj;pastaj kur mori cmimin iu zgjidh gjuha;e meritonte tjeter kush cmimin po nejse
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi