Programe Forum - Welcome
Letërsia shqiptare People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Letërsia shqiptare People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letërsia shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Letërsia shqiptare Empty Letërsia shqiptare

Mesazh nga Lambi Sat Jun 30, 2012 11:27 pm

Fillimet e Letërsise Shqiptare

Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënderbeut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Meshari" (1555) i Gjon Buzukut. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shprehje e qëndresës kundër sundimit osman. Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari, Muhamet Çami - Kyçyku etj).

Letërsia e Rilindjes

Vepra e parë madhore e kësaj periudhe do të jetë poema "Këngët e Milosaos", e poetit arbëresh Jeronim de Rada, botuar në vitin 1836. Gjithë veprat që do të botohen më pas deri në 1912, do ti takojnë një periudhe letrare që njihet nën emrin letërsia e Rilindjes. Kjo, është një letërsi kryesisht patriotike, me nota luftarake dhe frymëmarrje romantike. Kësaj letërsie, do ti prijë poeti Naim Frashëri, i cili me poezinë e vet lirike dhe epike u bë poeti kombëtar i popullit shqiptar Në kuadrin e letërsisë së Rilindjes do të krijojnë shkrimtarë si Andon Zako - Çajupi, F. Konica, Asdreni, F. Shiroka, G. Dara, Z. Serembe etj. Letërsia e kësaj periudhe ishte kryesisht letërsi poetike.

Proza sapo do të bënte hapat e parë si prozë publicistike, historike dhe më pak si prozë letrare. Po kështu dhe dramaturgjia do të japë veprat e para pioniere. Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për çlirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin evropian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria për atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.

Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë veprave të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleks Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.

Letërsia Pas Pavarsisë

Me çlirimin e Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, letërsia do të hynte në një periudhë të re zhvillimi (1912-1939). Traditat e shquara në lëmin e poezisë do të lëvronin më tej nëpërmjet krijimtarisë së pasur të poetit të shquar Gjergj Fishta dhe të poetëve të tjerë si N. Mjeda, F. Noli, L. Poradeci, A. Asllani, V. Prenushi etj.

Letërsia do të shënonte një etapë të re me lindjen e romanit shqiptar në dekadën e dytë të këtij shekulli me romanet e N. Nikajt, F. Postolit, Z. Arapit dhe më pas me ato të H. Stërmillit e S. Spasses.

Nga ana tjetër, në lëmin e prozës do të ndjehet një ngritje e nivelit të tregimit, e cila do të kualifikohet artistikisht nga M. Kuteli dhe E. Koliqi. Gjatë periudhës së Pavarësisë, tema patriotike nuk do të jetë më në qendër të letërsisë. Problemet e mprehta shoqërore do të trajtohen nga brezi i letrarëve realistë, ku përmendim poetin dhe prozatorin e talentuar Migjeni, i cili la gjurmë të thella dhe ndikoi në rrjedhat e letërsisë moderne shqiptare.

Në këtë drejtim mund të përmendim letrarët e rinj si P. Marko, N. Bulka, Dh. Shuteriqi, G. Pali, A. Çaçi etj. Në vitet e çlirimit kombëtar e shoqëror do të zhvillohet letërsia shqipe me tipare të reja, si një letërsi realiste. Edhe pse në kushtet e një shteti monist, letërsia shqipe gjatë afro pesë dekadave (1944-1990) njohu pjekurinë e saj, u konsolidua dhe u afirmua si një letërsi me vlera të nivelit evropian.

Një moment i rëndësishëm në letërsinë shqiptare në këto vite janë në fushën e romanit, ku mund të përmendim D. Agolli, J. Xoxa, S. Spasse, A, Abdihoxha, F. Gjata etj.

Përfaqësues i shquar i rrymës demokratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publicistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli.

Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfër dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënojnë veprat poetike dhe prozaike të Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publicistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.

Letersia Gjatë Luftës I dhe II Botërore

Në këtë fushë dallon talenti i madh i Ismail Kadaresë, romanet e të cilit janë një enciklopedi e jetës dhe e historisë së shqiptarëve. Gjithashtu ato përbëjnë një kapitull me merita të veçanta në letërsinë shqiptare.

Me këtë autor, të përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, letërsia shqiptare është përfaqësuar me dinjitet të plotë para opinionit të huaj. Tabloja e letërsisë së sotme shqipe është e gjerë, komplekse dhe çështë më e rëndësishme, ajo është gjithnjë në zhvillim e sipër. Kjo shpjegon dhe faktin që, brenda një shoqërie pluraliste, letërsia po fiton një frymëmarrje më të gjerë, si dhe diversitet konceptesh ideo - estetike dhe variacione trajtash e shprehjesh nga më bashkëkohoret.

Letërsia gjatë Komunizmit

Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është vepra më e shquar i kësaj kohe.

Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga censura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rrezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vërtetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën censurë, u shkrua dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj,Sulejman Mato e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti, Irma Kurti, Luljeta Lleshanaku dhe ndër më të rinjtë Ervin Hatibi.

Letërsia Pas Diktaturës
Vlen të përmendet që periudha e Post Diktaturës pati vlera të veçanta sidomos për sa i përket ribotimit të veprave që censura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan të plota veprat e rilindësve, e Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve Petro Marko Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Visar Zhiti e shumë të tjerë. /Programe.al
Lambi
Lambi
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 257
Reputation : 4
Join date : 30/06/2012
Age : 29
Location : Kosova

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letërsia shqiptare Empty Re: Letërsia shqiptare

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:37 pm

Doreshkrime te vjetra te gjuhes shqipe

Gjon Buzuku (1555)
Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 )
Pjetër Budi ( 1566 - 1623 )
Frang Bardhi ( 1606 - 1643 )
Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
Nikollë Filja ( 1671 - 1769 )
Jul Variboba ( 1724 - 1768 )

Periudha e Rilindjes Kombetare

Andon Zako Cajupi
Naim Bej Frasheri

Periudha e Pavaresise Kombetare

Theofan Stilian Noli **Fan Noli**
Gjergj Millosh Nikolla **Migjeni**
At Gjergj Fishta
Lazgush Poradeci

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

Petro Marko
Bilal Xhaferri
Trifon Xhagjika

Periudha e Letersise Bashkohore

Ismail Kadare
Dritero Agolli
Fatos Arapi
Azem Shkreli
Ali Podrimja
Mimoza Ahmeti
Bardhyl Londo
Ndoc Papleka

Krijimtaria juaj

Gezim Basha
Dritan Shkaba
Korcarja (pa emer)
Majlinda
Permbledhje me poezi nga revista "Kosovarja"
Gjimnazistet e gjimnazit "Vellezerit Frasheri" Decan
Gezime
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letërsia shqiptare Empty Re: Letërsia shqiptare

Mesazh nga Anakonda Sun Jan 27, 2013 3:38 pm

Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënder-beut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shpre-hje e qëndresës kundër sundimit osman. Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin europian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada mepoemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes së Pavarësisëi (1912) letërsia e zhvilloi më tej frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqërore. Përfaqësues i shquar i rrymës demo-kratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënon krijimtaria në poezi dhe në prozë e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe.
Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga çensura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndër më të rinjtë Etvin Hatibi.
Vlen të përmendet që periudha e Post Diktaturës pati vlera të veçanta sidomos përsa i përket ribotimit të veprave që çensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan të plota veprat e rilindësve, e Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunisttë shkrimtarëve Petro Marko, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Visar Zhiti e shumë të tjerë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letërsia shqiptare Empty Re: Letërsia shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi