Programe Forum - Welcome
Çfarë është lumturia People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Çfarë është lumturia People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është lumturia

2 posters

Shko poshtë

Çfarë është lumturia Empty Çfarë është lumturia

Mesazh nga Master Mon Sep 10, 2012 9:12 pm

Çfarë është lumturia F.0818204238892_m
Besoj bini dakord që një përgjigje e menjëhershme e gjithëpërfshirëse për këtë pyetje nuk do të ishte e lehtë. Kjo pasi çdokush i aftë për të gjykuar, ka një mënyrë të vetën peshimi e interpretimi të lumturisë, që ndikohet si nga niveli i mprehtësisë së mendimit, sikurse edhe nga përvojat jetësore.
Jorida Rustemi
Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim

Personalisht, në formë të thjeshtuar, lumturinë do ta konceptoja si një formë guximi për ta lënë vetën të lirë për të jetuar e përjetuar. Tashmë besoj e keni të pranuar idenë se mënyra si gjykojmë ka ndikim në sjelljet tona. Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju ...
Autorët e psikologjisë pozitive, ata që studiojnë personat e lumtur, thonë se kanë analizuar sjelljet e tyre për t'i bërë ato të kuptueshme dhe nga të tjerët. Le të hedhim një vështrim mbi dijet shkencore që zotërojmë në nivel shkencor mbi lumturinë.

1. Lumturia ekziston dhe është e matshme
Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston. Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.
Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve. Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.

2. Nuk është e standardizuar
Një lajm tjetër i mirë është se lumturia nuk pyet për moshën, gjininë, pamjen, paratë, nivelin e inteligjencës apo arsimin. Të gjithë njohim raste të kronikës që na thonë se personazh e shumë të njohur dhe të realizuar kalojnë në vetëvrasje, bëhen viktima të drogës dhe varësive të ndryshme. Ndërkohë që ka plotë të tjerë që fatkeqësitë i kanë ndihmuar të bëhen më të ndërgjegjshëm për çfarë gëzojnë.3. A mund të parashikohet?
Vështirë se mund të ndodhë, e kjo për një arsye të thjeshtë. Kur mendojmë rreth lumturisë imagjinojmë të ardhmen bazuar në të shkuarën. Por kujtesa në këtë rast na mashtron disi...Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gjë tjetër në jetë edhe lumturia është çështje metode, rregulli i parë i së cilës është të shmangësh kurthin e dëshirave të pamundura.

4. Gjendet në lidhje me të tjerët
Lidhjet njerëzore dhe sasia e kohës që kalohet me miqtë dhe familjarët janë treguesit më të mëdhenj të lumturisë. Ndërsa vetmia afektive është burimi më i madh i palumturisë. Kur janë të lumtur, njerëzit kanë dëshirë të flasin, të rrinë me të tjerët, të kultivojnë dashuri. Dhe aspak për çudi, ndjesia më e lumtur, "orgazma trunore", nuk është e lidhur me seksin, por me "të ndjerit i dashur e i respektuar".

5. Kërkohet përpjekje
Lumturia është një sfidë, kërkon përpjekje dhe ka ligjet e saj të forta: të duash shumë veten, të dëgjosh, të respektosh, të jesh pranues e jogjykues ndaj të tjerëve. Personat që e pranojnë veten ashtu siç janë, edhe kur janë të predispozuar për të ndryshuar, janë më të lumtur. Në fund të fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndërsa disa të tjerë e krijojnë.
Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive. Zgjidhja është te ju... /Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është lumturia Empty Re: Çfarë është lumturia

Mesazh nga Anakonda Mon Feb 11, 2013 6:14 am

Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.

Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë.Lumturia në filozofi

Disa filozofë parashtrojnë çashtjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve. Çka mund t’i dëshirojmë më të mirë njeriut, pra vehtes dhe të tjerëve përveçse lumturi ? Ajo do të jëtë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i mundësive për lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit si familja e më gjëre nuk janë zanafillë e mjerimit ? Shëndeti i mirë dhe mundësitë e kënaqsive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi. Mjafton një përmirsim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vehtes e familjes shëndron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajte fizike dhe vetëm kjo ndjenjë i shkakton gëzim.

Përkundrazi mendimeve të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokuj së pari ndaj vetvetes pasiqë ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatëruese që dëmtojnë në një masë të madhe njerin. Pra, duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu kërkon një të mirë që që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi , si që thot një fjalë popullore, « për ditë më të mira », krijon shprazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë, nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret. Përmend këtu këtë filozof se çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqsia dhe kjo ikje ç’është ? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që thash më lartë se kërkimi i lumturisë është obligim moral dhe asesi nuk bie në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqsivë pa dallim. Këtu edhe Kanti shum i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi çështjen mjafton të ndajmë shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i kënaqsisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen tonë. Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjë vlerë, prekundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e qëndrueshmërie. Religjionet gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetvrasjen kurse islami e ndalon rreptësisht). Përmëtepër, nuk mund te themi në asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin e ndjenjës së kënaqsisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjërë. Nëse fuqia e rezonimit aktif është e aftë të vendos dhe veproj drejt mirësisë, atherë nuk egziston gjë tjetër vetëmse një lëvizje drejtë krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një deshirë drejtë një kënaqsie, është një kënaqsi e lumturi për të. Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari, vendi i fundit i sjell jokënaqsi dhe poqese forca e brendshme mungon sjelle edhe ndjenjët e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj morali as fetar e as « moralist ». Arrijtja e lumturisë, si që përmenda më parë, në vehte përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e sidomos, unë ndjej një krenari të përmend kohëzgjatjen e shtatzanisë kur nëna eardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente për dhimbjet e lindjes… Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe. Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqsi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër begati objektesh..., nuk duhet të jetë asesi pengesë morale për të arritur lumturinë. Vet moralistët arrin lumturinë e tyre duke nënçmuar vlerat e tjetrit gjë është është amorale në vetvehte. Arritja e lumturisë është në vend të parë çështje dëshire dhe rezonimi i pastër i çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e shef personi. Këtu do të konsiderojmë element më të rëdësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe etikë e pakontestueshme në rrugën e lumturisë.Shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë poashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi