Të shtëna në Vlorë, 3 të vdekur, mes tyre edhe një grua
Faqja 1 e 1
Të shtëna në Vlorë, 3 të vdekur, mes tyre edhe një grua
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme ku tre persona janë gjetur të vdekur ndërsa një i katërt është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Ujin të ftohtë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij në drejtim të katër personave.
Nga të shtënat janë vrarë 2 meshkuj dhe një grua, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Mësohet se trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit.
Shënjestra e sulmit ka qenë Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, Diana Ademi, emigrante dhe tjetri Serdi Bajlozi, 17-vjeç, janë viktima.
Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit ndërsa i plagosuri në spital.
Autori pas krimit është larguar me makinë, ndërkohë ende nuk dihet objektivi i saktë i tij. Forca të shuma policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që blutë e Vlorës kanë shoqëruar 7 persona.
Mësohet se viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin "Qorri" si një "të fortët" e Roskovecit", vrarë në vitin 1997. Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Similar topics
» Përmbytet Genova, 7 të vdekur, mes tyre një shqiptare me dy fëmijët
» Ëndërronte të martohej por “i dashuri” ishte një grua
» 10 menyra si nje grua e mire mund t’ju beje te lumtur
» Pogradec, identifikohet, femra e mbytur në liqen, grua depresive
» Policia: Një grua është autorja e plagosjes së avokatit Lelaj në Tiranë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|