Bundesliga, Bayern fiton, por me vështirësi
:: Sport :: Kampionati Gjerman
Faqja 1 e 1 • Share
Bundesliga, Bayern fiton, por me vështirësi

Bajerni i Mynihut arrin të fitojë dhe në javën e dytë të Bundesligës, por sa shumë vuajtje për skuadrën e Guardiolës për të arritur te tre pikët në “Commerz Bank Arena” përballë Eintrachtit. Kampionët e Gjermanisë I falen një supergoli të Mario Mandzukic në minutën e 13-të pas një pasimi të Thomas Muller.
Një realizim që do të ishte më se i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren bavarezëve, të cilët në fund rrezikuan shumë për të pësuar, ku heroi ishte Manuel Neuer që pengoi në më shumë se një rast Meier për të vendosur barazpeshën. Supersfida e javës ajo e luajtur në “Gotlieb Daimler” mes Shtutgartit dhe Bajer Leverkusenit, u mbyll me fitoren e ekipit të aspirinave 1-0, që vazhdojnë të qëndrojnë në vend të parë me Bajernin në kuotën e 6 pikëve.
Gjithsesi tre pikët për Leverkusenin ishin një dhuratë e vendasve, pas një gabimi në mbrojtje të Daniel Schwabb, i cili e dërgoi topin në rrjetën e tij. Barazimi në javën e parë duket se nuk ka qënë një rastësi për Schalke 04, e cila pësoi një humbje dërrmuese në “Volkswagen Arena” përballë Volfsburgut.
Skuadra nga Gelzenkirshen u mund 4-0 dhe të gjitha golat i pësoi në 35 minutat e fundit të ndeshjes. Ai që hapi serinë e realizimeve për ujqërit ishte Knoche në të 55-tën. Gjashtë minuta më pas Vierinha shënoi dhe golin e dytë ndërsa në të 68-tën, braziliani Naldo realizoi dhe të tretin. Shifrave finale i vuri kapak Kutschke në minutën e 90-të, që arriti të realizojë dhe golin e 4-0.
Rezultatet e ndeshjeve
Frankfurt 0 - 1 Bayern Munich
Freiburg 1 - 2 Mainz 05
Hamburger SV 1 - 5 Hoffenheim
VfB Stuttgart 0 - 1 Bayer Leverkusen
Werder Bremen1 - 0 Augsburg
Wolfsburg 4 - 0 Schalke 04
Borussia M. 3 - 0 Hannover 96

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

:: Sport :: Kampionati Gjerman
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|