Programe Forum - Welcome
Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!! People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Shko poshtë

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!! Empty Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Mesazh nga Master Fri Aug 23, 2013 8:31 pm

Një zyrtar i arsimit në Indonezi ka propozuar që vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme. Ideja e tij është kritikuar gjerësisht

Shefi i arsimit në një qytet indonezian ka shkaktuar zemërim të madh në vend, të mërkurën, pasi që ka propozuar se vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve “AFP”. Aktivistët e kanë akuzuar Muhammad Rasyidin për mbështetje të “dhunës ****uale kundër femrave”, pasi ai ka sugjeruar planin kontrovers pas arrestimit të gjashtë nxënësve të dyshuara për prostitucion.

“Nëse është e mundshme, testet e virgjërisë do të kryhen vitin e ardhshëm”, ka thënë Rasyid, drejtor i arsimit në Prabumulih të ishullit Sumatra. Testet do të ndikonin në regjistrimin e vajzave në shkollë të mesme në Indonezinë me shumicë myslimane, ku gjimnazistet janë 16-19 vjeçare.

“Ne do të përpiqemi ta përfshijmë këtë plan në buxhetin tonë për vitin 2014”, ka thënë drejtori i arsimit, duke shtuar se propozimi i tij duhet fillimisht të aprovohet nga prefekti i qytetit dhe nga parlamenti lokal. “Ne do t’i bëjmë këto teste çdo vjet”, ka thënë Rasyid. Por, ai ka pranuar se mund të cenohen të drejtat e njeriut nëse femrat obligohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë.

Propozimi i tij ka shkaktuar një zemëratë të menjëhershme në vend, teksa ministri indonezian i Arsimit, Mohammad Nuh, i ka prirë korit të kritikave kundër tij: “Nëse dëshirojmë t’i mbrojmë fëmijët nga ndikimet negative, ekzistojnë mënyra të tjera. Ky nuk është një propozim i zgjuar”.

“Testi i virgjërisë përbën një formë të dhunës ****uale kundër femrave”, ka shtuar Masruchah, zëvendësshef i Komisionit kombëtar kundër dhunës ndaj femrave, i cili, si shumë indonezianë, ka vetëm një emër. “Ai është degradues dhe diskriminues për femrat”, ka vlerësuar Masruchah.

Në kryeqytetin Xhakarta, Aris Merdeka Sirait nga Komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se plani i Rasyidit është “i menduar vetëm për të bërë bujë”. “Humbja e virgjërisë nuk vjen vetëm nga aktivitetet ****uale. Ajo mund të shkaktohet edhe nga sportet, nga problemet shëndetësore dhe nga shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Sirat. “Ne e kundërshtojmë këtë plan”.

Sidoqoftë, propozimi duket i pagjasë për t’u miratuar, pasi zëvendësprefekti i qytetit, Ardiansyah Fikri, ka thënë se autoritetet lokale nuk e përkrahin atë. Por, ai ka bërë të ditur se po planifikohen programe të edukimit fetar dhe moral që njerëzit të dekurajohen për të mos e shprehur publikisht dashurinë në qytet. “Moraliteti i djemve dhe vajzave të reja ka dalë nga kontrolli”, ka shtuar ai.

Në vitin 2010, ligjbërësit në provincën Jambi të Sumatrës gjithashtu kanë propozuar që vajzat adoleshente të detyrohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, por plani ishte hedhur poshtë pas kundërshtimeve nga qeveria qendrore e Indonezisë.

Indonezia, një vend i më shumë se 240 milionë banorëve, po përballet me vështirësi për të balancuar modernizimin e shpejtë të vendit me vlerat tradicionale dhe kryesisht myslimane.

Marr nga Kuriozitete&Enigma Nga FaceBook
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi