Programe Forum - Welcome
Disa të dhëna për qershinë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Disa të dhëna për qershinë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa të dhëna për qershinë

2 posters

Shko poshtë

Disa të dhëna për qershinë Empty Disa të dhëna për qershinë

Mesazh nga Master Sat Jul 09, 2011 6:17 am

Disa të dhëna për qershinë Qershi-300x264

Pakkush mund ta dijë se qershitë janë konsideruar si frutat më të bukur që çdo vit sjellin me vete edhe pranverën. Janë të ëmbla, të “brishta”, “elegante”, por mbi të gjitha të bëjnë mirë për shëndetin. I takojmë çdo vit në fund të prillit dhe ndahemi me to në ditët e para të korrikut.
Por përveç shijes së mrekullueshme dhe “miqësisë” që kemi me to, kemi edhe shumë arsye të tjera për të mos i ndarë nga tavolina gjatë atyre pak muajve që ato “jetojnë”. Nuk ka njeri që mund t‘i rezistojë shijes dhe bukurisë së tyre, madje në kohët e lashta edhe priftërinjtë që mbaheshin si simbol i “pastërtisë” shpesh thoshin se “nuk ishte mëkat nëse i vidhje”. Për saksonët e vjetër, pemët e mëdha të qershive konsideroheshin të pajisura me fuqi hyjnore dhe gjatë lulëzimit të tyre njerëzve mund t‘u ndodhnin vetëm gjëra të mira, ndërsa për finlandezët ngjyra e kuqe e tyre është simbol i mëkatit. Në të vërtetë, besëtytnitë e lidhura me këtë fryt janë të ndryshme. Sipas gojëdhënave, duke numëruar bërthamat e mbetura në pjatë në fund të vaktit, vajzat mund të parashikojnë se kur do të martohen duke vepruar kështu: “Këtë vit, vitin tjetër, një ditë, kurrë”. Pikërisht bërthama e fundit e numëruar do t’ju japë edhe përgjigjen. Po ashtu, nëse dikush kërkon të bëjë një verë të mirë, atëherë duhet t’i hedhë brenda disa qershi.
Por pavarësisht këtyre, a e dini se këto krijesa të vogla që rrinë me ne vetëm tre muaj, që e kanë origjinën nga Azia e largët, mund të përdoren kudo, si në mjekësi, ashtu edhe kozmetikë dhe gastronomi. Pikërisht përdorimi i gjithanshëm i tyre lidhet ngushtë me “thesaret” që ato fshehin brenda vetes. Një nga vetitë kryesore të tyre është se ato janë të pasura me flavonoidë, substanca në gjendje për të bllokuar veprimin e radikaleve të lira, ndërkohë që mund të përdoren gjerësisht në kurën kundër artriteve, arteriosklerozës, shqetësimeve në veshka, pasi përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash, kalciumi, fosfori, vitamine A dhe C. Edhe pse bën pjesë në grupin e frutave të athët, përmbajtja e madhe e glukozit bën që qershia të konsiderohet një fryt i ëmbël e i varfër me kalori. Por jo vetëm kaq. “Mirësia” e tyre shkon edhe më tej. Qershitë e freskëta, nëse konsumon rreth 25 në ditë, shërbejnë për të pastruar dhe dezintoksikuar organizmin falë prezencës së polifenoleve, që njihen si “vrasëset” e stresit, falë ekuilibrit që ato mund të krijojnë mes acideve dhe kripërave minerale. Lista e “gjërave” të çmuara që ato mund të bëjnë vazhdon sërish. Një motiv tjetër për të ngrënë qershitë, frytin më të bukur të verës? Të bëjnë mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Madje, sipas një studimi amerikan, qershitë ndihmojnë ndjeshëm në reduktimin e atakëve kardiakë dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Pikërisht efektet në zemër dhe antidhimbje të qershive i bëjnë ato shumë të ngjashme me aspirinën dhe qetësuesit e tjerë. Kështu, nga rezultatet e kërkimit të profesor Albert Neir dhe grupit të tij në “Michigan State University”, tregojnë se një dietë e pasur me frytin e qershisë dhe derivatet e saj ndihmon ndjeshëm në punën e zemrës, duke ulur edhe rrezikun e atakëve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionin e lartë të gjakut. Nga ky studim është provuar se disa substanca të përdorura për të parandaluar dhimbjet, që gjenden kryesisht tek aspirinat (kripërat me bazë të njëjtë klori), janë të pranishme edhe te qershitë. Por gjithashtu ato kanë edhe veti të tjera terapeutike. Ndihmojnë për të ulur tensionin e gjakut, janë lehtësisht të tretshme, të pasura në vitamina, kryesisht me A dhe C, madje në verë të ndihmojnë shumë, pasi përmbajnë shumë kripëra minerale (kalium, kalcium, hekur), që shpërndahen nëpërmjet djersës. Po sipas studimit të kryer në Universitetin e Miçiganit, u morën si kampion 18 vullnetarë që konsumuan rreth 45 qershi në ditë për një muaj rresht. Më pas të gjithë iu nënshtruan analizave të gjakut dhe u pa se kishin një reduktim të ndjeshëm të disa faktorëve të rrezikshëm që ndikonin në punën e zemrës. Sipas studiuesve, substancat kimike natyrale që gjenden te qershitë veprojnë në mënyrë selektive, duke reduktuar ndjeshëm prodhimin e disa komponentëve që pengojnë qarkullimin e gjakut dhe rrisin presionin arterior. Gjithashtu, ato janë të dobishme për të ruajtur ekuilibrin acido bazik dhe ndihmojnë për një ngjyrë perfektë të trupit, sidomos gjatë verës, duke parandaluar edhe plakjen. Nga ana tjetër, ato shërbejnë edhe si ilaç natyror për të reduktuar kolesterolin në gjak. Kështu, sipas një kërkimi të ri të zhvilluar në SHBA në muajin maj, është zbuluar se konsumi i madh qershive në ditë ndikon në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Në të vërtetë, rezultati doli nga një eksperiment i kryer me minjtë e laboratorit nga E. Mitchell Seymour, kërkues në sëmundjet e zemrës në Universitetin e Floridas (SHBA). Përmes analizave të hollësishme ai vuri re se kafshët e ushqyera me pluhurin e qershive pak të tharta rezultuan se kishin një nivel më të ulët të kolesterolit në gjak, më pak trigliceride, më pak yndyra në mëlçi dhe më pak stres në krahasim me kafshët që ndoqën një dietë normale. Sipas kërkuesve, efektet pozitive mbi shëndetin i detyroheshin konsumit të madh të qershive, të cilat përmbajnë në vetvete substanca me efekt antioksidues, si antocianinet që u japin atyre ngjyrën e kuqe të bukur. Edhe pse nevojiten ende verifikime të mëtejshme, ky studim ka një vlerë të veçantë për shëndetin njerëzor, sidomos në vendet e zhvilluara, ku sasia e lartë e kolesterolit në gjak është përgjegjësja kryesore e sëmundjeve kardiovaskulare edhe në brezat e rinj. Edhe pse këto janë studimet më të fundit, që në mesjetë janë njohur vetitë e tyre terapeutike. Mjekët egjiptianë në periudhën e mesjetës thoshin se për shkak të përmbajtjes së vitaminës A u këshillohen fëmijëve për t’u rritur dhe për t’u zgjatur, ndërsa ata që kishin probleme serioze me tretjen e ushqimit duhej që t‘i konsumonin esëll dhe të shoqëroheshin me verë të mirë të kuqe. Po ashtu, për sa u përket vishnjave, është i vjetër zakoni egjiptian për t‘i shoqëruar me bajame dhe rrush të tharë.
Qershitë kanë doza të vogla sheqeri dhe proteinash dhe përmbajnë vetëm 38 kalori në 100 gramë, madje edhe në kozmetikë kanë efekte të kënaqshme. Përdoren gjerësisht nëpër parfume, kremra dhe shampo. Mund të përdoren gjithashtu edhe për të rifreskuar fytyrat e irrituara dhe mund të vendosen si qetësues për fytyrat problematike.
Mes historisë dhe legjendës
Thuhet se fryti i ëmbël e ka origjinën nga Azia e largët dhe kultivimi i tij në Evropë është njohur gjatë fazës së pushtimit romak. Sipas historianëve mendohet se në Evropë kanë ardhur pikërisht nga një gjeneral i ushtrisë romake, që hyri në histori për banketet e famshme që organizonte. Ai u “dashurua” shumë me ëmbëlsinë e këtij fryti dhe nga bukuria e luleve të pemës së tij dhe urdhëroi të sillnin në Romë miliona pemë të tilla nga Azia, për t’i shpërndarë më pas edhe në Greqi dhe Angli. Gjenerali pëlqente kryesisht qershitë kokërrmëdha dhe të ëmbla, ndërsa në pjesët e tjera të Evropës kultivoheshin më shumë ato që kishin shije paksa të thartë. Madje, thuhet se ai i përdorte gjerësisht ato në darkat e organizuara, ku ftonte vetëm femrat më të bukura të mbretërisë së tij, duke i përdorur frutat vogla edhe si “mënyrë” joshjeje. Por para se të shpërndaheshin gjerësisht në Evropë, qershitë u kultivuan veçanërisht në Japoni, ku në periudhën e pranverës lulëzimi i tyre të ngjan me “borën e madhe mbi pemë”. Pikërisht për ta qershitë përfaqësojnë edukatën, ëmbëlsinë, mënyrat e mira të sjelljes.
Zonat ku prodhohen
Me globalizimin e tregjeve nuk është çudi të gjesh në pikat e shitjeve, supermarketeve, ose në dyqanet tradicionale të qershisë, qershi të ardhura nga Kili, Argjentina dhe Turqia, ndërsa në muajt gusht dhe qershor mund të gjesh qershi të mrekullueshme të importuara nga Norvegjia. Është e qartë që këto fruta të vogla, zakonisht në kohën e vjeljes, janë shumë delikate, ndaj duhet treguar kujdes për t’u vendosur në mbajtëse dhe duhet të qëndrojnë në vende me një temperaturë që nuk i kalon dhjetë gradë Celsius. Qershitë e prodhuara në Itali janë të njohura në të gjithë botën për ëmbëlsinë e tyre, ndërsa ato që prodhohen në Argjentinë janë të njohura për shijen paska të hidhur dhe ngjyrën e bardhë. Edhe ato të prodhuara në Kili janë të njohura për ëmbëlsinë dhe ngjyrën e bukur vishnje të errët.
Pikërisht vendet e Amerikës Latine, Kili dhe Argjentina janë ato ku gjenden plantacione të panumërta me pemën e qershisë. Madje, në disa qytete të vogla argjentinase ato përdoren edhe si pemë dekorative nëpër kopshtet dhe rrugët e qytetit.
Këshilla për konsumin
Përveç konsumit tradicional, sapo këputen nga pema qershitë përdoren edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave, zbukurimeve, kompostove dhe likereve. I njohur është edhe përdorimi i tyre së bashku me rrushin e bardhë dhe shoqëruar me verë të kuqe. Nëpër mbajtëset e tyre nuk duhet absolutisht të përdoret acidi cianhidrik, ndaj nuk këshillohet ruajtja e tyre për një kohë të gjatë në konservim, pasi mund të jetë shkak për helmime të ndryshme. Qershitë menjëherë pasi blihen duhet të ruhen në qeska polietileni, por pa i mbajtur më shumë se një javë, pasi konsiderohen si frutat që prishen shumë shpejt. Qershitë janë fruta të shijshme, që gjenden vetëm në një periudhë të shkurtër të vitit, nga maji deri në qershor. Edhe në gusht është e mundur që të gjenden, por në sasi më të vogla. Ndërsa qershitë që mund të gjesh në dimër janë kryesisht norvegjeze. Pikërisht Norvegjia është vendi që njihet botërisht për prodhimin e qershive, kryesisht në muajt nëntor dhe dhjetor.
Recetat
Qershitë janë të njohura edhe për përdorimin e gjerë nëpër ëmbëlsira, kryesisht tortat dhe akulloret, si dhe në përgatitjen e kompostove, pijeve dhe reçelrave. Tortat me qershi janë ndër më të preferuarat, sidomos në periudhën e verës, kur fryti ka edhe kohën kur mund të gjendet i freskët. Po ashtu edhe akulloret. Përzierja e shijeve të qershisë me lajthitë dhe krem karamelin është shija që pëlqehet më shumë nëpër pastiçeri. Me qershitë përgatiten edhe likeret e famshëm: “Cherry Brandy”, “Kirsch”, po ashtu edhe përzierje verërash me likere si danezja “Kische-wein”.gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa të dhëna për qershinë Empty Re: Disa të dhëna për qershinë

Mesazh nga Anakonda Thu May 17, 2012 5:00 am

tmira jan qershite;por me te mira se luleshtrydhet nuk jane
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi