Programe Forum - Welcome
Vrasja për dru People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Vrasja për dru People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja për dru

2 posters

Shko poshtë

Vrasja për dru Empty Vrasja për dru

Mesazh nga Master Sat Jul 09, 2011 5:58 am

Vrasja për dru C_238290_thumb_large

Zija ka mbuluar familjen Maliqi në Capar të Gjilanit. Familjari i tyre, Heseti, dyshohet se u vra nga një polic i Kosovës. Organet e rendit thonë se pjesëtari i tyre u sulmua nga viktima, kurse familjarët besojnë se polici qëlloi pa asnjë shkak. Gjithçka ndërlidhet me një traktor dru. Ky është rasti i parë në vend që polici vret qytetarin.
Nga Lirita Halili më 08 korrik 2011 në ora 08:30
Nga themelimi i Policisë së Kosovës deri të mërkurën kurrë nuk ka ndodhur që një polic të vrasë ndonjë qytetar. Deri këtë ditë, policët ishin shpesh viktima. Por, edhe kjo ndodhi. Heset Maliqi, 38 vjeç, nuk jeton më. Ai dyshohet e u vra me plumbin e shkrepur nga pistoleta e tij zyrtare. Heseti nuk jeton më, por tregimi për këtë ngjarje tronditëse jo vetëm në fshatin Capar, por në tërë Gjilanin, edhe më tej vazhdon.

Në mëngjesin e së mërkurës, Policia e rajonit të Gjilanit ishte vënë në ndjekje të prerësve ilegalë të pyjeve. Atë ditë, Heseti, tashmë i ndjerë, banor i fshatit Capar të kësaj komune, kishte dalë bashkë me familjarët e tij në mal për të prerë dru. Askush nuk e dinte se kjo ishte hera e fundit kur ai po e bënte këtë. Atë ditë dyshohet se ai i vra nga policia në mal.

Nga vrasja e Hesetit, më i tronditur duket se ka mbetur nipi i tij Bashkim Shabani. Ai thotë se skena e krimit kur daja i tij mbeti i vdekur në vend nuk i shqitet nga mendja. Bashkimi thotë se rikujton çdo detaj, çdo sekondë, madje edhe pjesa kur polici shkrepi mbi trupin e Hesetit, me të cilin ai ishte në mal për dru.

Por më shumë se kaq, nipi tregon për Express se ndjehet i indinjuar me versionin zyrtar të ngjarjes, të treguar nga policia.

Ai thotë se ky version, që të mërkurën pasdite u është shpërndarë medieve, nuk qëndron. Për këtë arsye, Bashkimi ka vendosur të flasë, të tregojë tërë skenën, të cilën beson se nuk do ta harrojë kurrë.

Sipas tij, gjithçka nisi në një mal të Novobërdës, për të cilin thotë se ishte në pronësi të Hesetit, dajës së tij të ndjerë. “Aty na kanë zënë policia e cila ka kërkuar dokumentet për leje të punës. Por, përveç tapisë së malit, ne nuk kishim asgjë tjetër”, rrëfen Bashkimi për Express.

“Krejt problemi me policinë, të cilët i kishte lajmëruar roja e malit, nisi këtu”, tregon i mërzitur ai.

Bashkimi rrëfen se meqë daja i tij nuk i kishte të gjitha dokumentet në rregull, policia i kërkoi të largohet nga mali dhe të shkojë drejt stacionit policor në Gjilan.

“U larguam nga aty, ashtu siç deshi policia. Por daja im, në vend se të niset drejt rrugës për stacion, u nis me traktor në një rrugë tjetër”, thotë Bashkimi, duke shtrënguar duart nga pikëllimi.

Në momentin kur policia vërejti se daja i tij ndërroi rrugë, Bashkimi thotë se dy policë nisën t’i ndjekin nga pas.

“E pamë se po na ndjekin dhe e ndalëm traktorin. Të nervozuar, policët filluan të bërtasin, prandaj edhe daja doli nga traktori për t’u marr vesh me ta”, pohon Bashkimi.

Ky duket se ka qenë edhe çasti kritik. Ai thotë se nuk ka ndjerë e as parë asgjë tjetër në atë moment, përveç një krisme dhe dajën e tij të shtrirë në tokë.

“E pash që e kishin gjuajt dajën bash në anën e majtë, shumë pranë zemrës. Tentova të vrapoj drejt tij për t’i ndihmuar, por polici që e vrau nuk më la të afrohem”, thotë Bashkimi, i cili me sytë e tij pa tek po i vdiste daja.

“Kurrë në jetë nuk kam për ta harruar këtë skenë, sepse daja u vra pa faj”, thotë ai, duke kundërshtuar versionin e policisë se Heseti i ndjerë, para se të qëllohej, kishte sulmuar policët me sopatë.

“Polici po rren”, thotë Bashkimi teksa vazhdon tregimin e tij të hidhur se si policia ka bërë presion tek ai për ta dhënë deklaratën në favor të vrasësit të dajës së tij.

“Rrugës për në polici më mësonin se si ta tregoj rrëfimin. Më thoshin që duhet ta jap deklaratën kundër dajës. Më këshilluan që t’u them atyre në stacion se daja im iu ka vërsul policit me sakicë”, shprehet ai.

Po aq sa Bashkimi, të tronditur nga ngjarja e rëndë janë edhe familjarët e ngushtë të Hesetit të ndjerë. Ata thonë se do të bëjnë çdo gjë që drejtësia për vrasjen e birit të tyre të shkojë në vend. Por, edhe pse thotë se e di që një polic i vrau Hesetin, është Et’hemi, vëllai i tij që beson se fajin kryesor për këtë vrasje e kanë rojet e pyllit.

Ai tregon se prej që familja e tij e ka blerë malin, gjithmonë kanë pas probleme me këto roje. “Ata këtë e kanë bërë nga inati, e kanë lajmëruar policinë. Por, sidoqoftë, unë do të bëj padi për policin, pasi ai e mori jetën e vëllait tim”, thotë i bindur Et’hemi për Express.

“Kjo çka policia kanë bërë nuk falet. Nuk vrahet njeriu për një traktor dru”, thotë Et’hemi.

Ndërkohë, rrëfim tjetër për këtë ngjarje ka policia në Gjilanit. Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i policisë për këtë rajon, njësiti patrullues i policisë së Novobërdës ka kërkuar ndihmë nga Stacioni Policor i Gjilanit dhe me këtë rast dy patrulla shtesë kanë dalë në ndihmë. Sipas Hashanit, viktima ka sulmuar me sopat njërin nga policët.

“Polici në vetëmbrojtje të domosdoshme ka shkrepur armën e tij zyrtare. Një plumb ka qenë fatal për viktimën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku, që më pas ka dalë në vendin e ngjarjes”, sqaron Hashani për Express.

Ai thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet që ky rast të sqarohet dhe të zbardhet deri në fund. “Atyre që ishin bashkë me viktimën do t’u bëhet kallëzim penal për pengim dhe kundërvënie ndaj policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Kurse polici që dyshohet se ka kryer veprën, tashmë ndodhet në paraburgim”, pohon Hashani i cili sqaron se rreth hapave të tjerë ndaj policit do të vendoset më vonë.shqiperia.com
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasja për dru Empty Re: Vrasja për dru

Mesazh nga Anakonda Sun May 13, 2012 5:28 am

Ej zot cfare budallalleku bejn keta njerezit e sotem,te vritesh per dru cfare nuk po degjoj me then te drejten.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi