Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Takimi i pare, rregullat qe nuk duhen shkelur nga nje mashkull.

Shko poshtë

Takimi i pare, rregullat qe nuk duhen shkelur nga nje mashkull.

Mesazh nga Master prej Sat Jul 09, 2011 12:54 pm

Ndonjehere ne jete nuk te jepen mundesi te dyta dhe shpesh takimi i pare sherben si nje celes, i cili mund te hap ose jo nje dere te rendesishme drejt nje mundesie per te krijuar nje marredhenie dashurie ashtu si e keni deshiruar gjithnje. Shpesh here nga deshira e madhe qe kemi per nje prezantim sa me dinjitoz perballe personit qe na intereson, gabojme. Perpiqemi te tregohemi sa me te mire, me te zgjuar, me te bukur, me te pasur sesa jemi ne te vertete dhe nuk e leme veten te lire duke krijuar per personin tone nje imazh qe nuk na perket. Nje nga gabimet kryesore te meshkujve gjate takimeve te para eshte ai qe specialistet e marredhenieve e quajne “burreria e tepruar”. Per te pasur nje takim sa me serioz dhe shpresedhenes, hulumtuesit sygjerojne disa rregulla baze qe duhet te ndiqen nga meshkujt.

1. Profesioni: Gjithnje prezantohuni me profesionin qe keni dhe nese nuk keni nje te tille, mos u prezantoni me profesion te reme. Nese nuk jeni jurist, mjek apo pedagog, kjo nuk do te thote se duhet te ndjeheni inferior. Asnje pune nuk eshte turp, genjeshtra i ka kembet e shkurtra, dhe shume shpejt mund te ndodh t’ju zbulojne dhe athere do te kuptoni vertet se cdo te thote te turperohesh.

2. Veshja: Mos shkoni kurre ne takim te pare me kostum sportiv dhe kapele. Mos perdorni aksesore vend e pa vend, veshje me ngjyra verbuese dhe mos harroni qe nje veshje serioze nuk nenkupton gjithnje kostumin klasik dhe kollaren.

3. Informacioni: Informohuni per gjithcka dhe keshtu kur te uleni te bisedoni do te keni edhe ju dicka per te thene.

4. Historite e shkuara: Mos flisni kurre ne takim te pare per ish te dashurat tuaja. Nuk eshte e nevojeshme te shtjelloni te shkuaren tuaj. Ajo qe duhet te beni eshte te flisni per vizionin tuaj per te ardhmen.

5. Degjimi: Eshte shume e rendesishme qe te degjoni me vemendje nje femer kur bisedoni. Kjo jo vetem do ju ndihmoje te kuptoni se ke person keni perballe, por tregon se keni parime dhe respektoni mendimin e tjeterit.

6. Sporti: Sigurisht qe mund te flisni edhe per sportin, por nese shikoni se te tjereve nuk u pelqen kjo teme, nderroni bisede qe te mos beheni i merzitshem dhe monoton.

7. Seksi: Mos insistoni te kryeni marredhenie seksuale qe me takimin e pare. Ne kete menyre rrezikoni te percillni te personi tjeter idene se i vetmi qellim i juaji eshte defrimi i nje nate.

8. Alkooli: Mos e teproni me pijen. Jo vetem qe te mos prishni takim e pare, por edhe se me kete menyre personi qe keni perballe do mendoj se jeni alkoolist dhe nje person aspak i pergjegjshem.

9. Stili: Kujdes! Gjithnje ruani stilin personal. Veshja e rregullt, krehja normale, aroma jo te forta dhe buzeqeshja perfekte jane nga tiparet me te sukseshme ne takimin e pare, por nese nuk i keni keto tipare pjese te realitetit tuaj, mos u mundoni t’i merrni hua.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Takimi i pare, rregullat qe nuk duhen shkelur nga nje mashkull.

Mesazh nga Anakonda prej Mon Apr 09, 2012 3:43 pm

cna lodhet me keto rregulla,sikur te gjith jan perfekt
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi