Programe Forum - Welcome
Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

3 posters

Shko poshtë

Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? Empty Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Mesazh nga Master Sun Aug 07, 2011 9:40 am

Vetëm këto fije të holla kanë mbetur për ta shtrënguar nyjën, ndërsa fibra e vërtetë është dobësuar. I ka kaluar koha mënyrës së vjetër romantike të jetesës. Martesa, edhe pse shumë e kanë akuzuar si një mizerie, në të vërtetë nuk është e tillë. Ajo është si një veshje e rehatshme; madje edhe zënkat midis partnerëve e ndihmojnë atë. Ajo është e vetmja që përbën atë që e quajmë shtëpi e ëmbla shtëpi.

Në poezi shpesh i këndohen këngë fazave të dashurisë. Ne u kemi besuar historive që shpjegojnë kompleksitetin e dashurisë dhe përrallave tëxhelozisë…Por tani, tregimet e çdo kulture e civilizimi për dashurinë mund edhe të ndryshojnë. Shkenca po shpjegon me ftohtësi, atë që ne e kemi ndjerë gjithmonë si njëmit e si magji e që e quajmë dashuri.

Për herë të parë në histori, kërkimet e reja shkencore kanë filluar të ndriçojnë vendin ku vendoset dashuria në trurin tonë dhe në mënyrë më të veçantë të përcaktojnë komponentët kimikë të trurit që janë përgjegjës për të.

Gratë e përdorin orgasmën si një mënyrë për të kuptuar në se burri është për të i mirë ose jo. Po qe se ai është i padurueshëm dhe brutal ajo nuk e arrin dot orgasmën me të dhe vetëm ky fakt mjafton që ajo në mënyrë instiktive të ndjejë se ai ka pak gjasa të jetë një burrë dhe baba i mirë. Shkencëtarët mendojnë se orgasma femërore ka evoluar aq shumë, sa që një grua me ndihmën e saj mund të dallojë në se një burrë është për të personi i duhur ose jo.

Kujtoni për një çast dashurinë e parë. Nuk ka rëndësi as mosha kur e keni provuar e as vendi ku keni qenë. Mosha dhe gjeografia nuk kanë rëndësi. (Fisher ka provuar rënien e parë në dashuri me një mësuesin e saj kur ishte 12 vjeç.) – (shih gjithashtu ne kete faqe, testin e Fisher me fotografite) Edhe Danatella Marazziti, Profesoreshë e Psikiatrisë në Universitetin e Pisas në Itali, studioi biokiminë e sëmundjes së dashurisë. Pasi kish rënë dy herë në dashuri për vete dhe ndjeu forcën e tmerrshme të dashurisë, Marazziti u interesua për të eksploruar ngjashmërinë midis dashurisë dhe çrregullimit psiqik obsesive-compulsive (OCD).

Testi i Fisher me fotografinë e bashkëshortit/es dhe të dashurit/ës

Helen Fisher, antropologe nga N.Y., i kushtoi shumë punë nga karriera e saj evidentimit biokimik të dashurisë, në të gjitha shfaqjet e saj: epsh, romancë, afrim dhe mënyrës sesi këto të gjitha së bashku bëjnë dyllin dhe fillin e një qiriu. Ajo flet me sinqeritet dhe diskuton ngjitjet dhe rëniet e dashurisë, në atë mënyrë siç flasin njerëzit edhe për blerje- shitjet e zakonshme.

Fisher për dhjetë vjet studioi dashurinë në MRI (Magnetic Resonance Imaging). Ajo dhe kolegët e saj Arthur Aron dhe Lucy Broën studiuan njerëz që ishin “marrëzisht të dashuruar” për një periudhë mesatarisht shtatë mujore. Duke qënë brënda në makinën MRI, këtyre personave u treguan dy fotografi-njëra neutrale, tjetra e dashnorit ose dashnores.

Çfarë i habiti shkencëtarët ?

Kur personi shikonte fotografinë e dashnorit/dashnores, pjesët e trurit që lidhen me shpërblimin(reëards) dhe kënaqësinë - pra zona tegmentale ventrale dhe nukleus caudatum- u ndezën.

Fisher nuk u habit shumë që gjeti një vend në tru, një adresë për dashurinë që kalonte nëpër një rrugë kimike specifike; por nga fakti që dashuria ndizte nukleusin kaudat që është strehëza ku ka një shpërndarje të dendur të receptorëve përgjegjës ndaj neurotransmetuesit që quhet dopamine. Fisheri e mendoi dopaminën si pjesë të pocionit tonë të brendshëm të dashurisë.

Në proporcione të përshtatshme, dopamina, krijon energji intensive, ngazëllim, fokusim të vëmendjes dhe motivacion për të fituar shpërblim (reëads). Ja pse të sapo dashuruarit nuk i zë gjumi, vëzhgojnë lindjen e diellit, marrin pjesë në gara, rrëshqasin shpejt poshtë një piste skish, që zakonisht do të ishte e frikshme për shkathtësitë e tyre. Dashuria i trimëron, i shkëlqen, i bën të mos marrin parasysh rreziqe të vërteta, të cilat disa herë i kapërcejnë, e disa herë jo.

Gazeta: Shekulli
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? Empty Re: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Mesazh nga Snake Sun Aug 07, 2011 8:15 pm

Ndjenje qe kalon ne ...semundje
Snake
Snake
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 87
Reputation : 0
Join date : 30/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? Empty Re: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Mesazh nga Anakonda Sun Apr 08, 2012 6:07 am

Ndjenje per te vetmuarit,semundje per te shkalluarit.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje? Empty Re: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi