Programe Forum - Welcome
Thenie mbi te bukuren People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Thenie mbi te bukuren People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thenie mbi te bukuren

2 posters

Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Master Mon Jun 11, 2012 12:39 pm

Disa formulime mbi të bukurën

Benedet Kroçe. E bukura është një krijim mendor i imagjinatës që kap thelbin e gjërave të dukshme, e bukura është ekspresion, është një shprehje adekuate.

Sharl Lalo. E bukura në të vërtetë është harmoni, që e ndien inteligjenca, mbi të cilën gjykon shija dhe e cila pa mundim arrin maksimumin e përfitimit me minimumin e mjeteve.

Alfred Uçi. Quajmë të bukura ato sende ose dukuri tek të cilat shkalla e lartë e harmonisë mishëron mbizotërimin e prirjes autientropike; prirjen e zhvillimit të natyrës, të shoqërisë, të jetës materiale e shpirtërore të artit.

Aristoteli. E bukura qëndron në mes të sendeve dhe idesë së së bukurës. Arti ka një pozicion të tillë. E bukura është mirësia që na shkakton kënaqësi.

Sokrati. Të njëjtat sende mund të jenë më të shëmtuara ose më të bukura sipas marrëdhënieve që kanë. Ai thotë se: E bukura është çdo gjë që është e dobishme.

Emanuel Kanti. E bukura është një diçka pure, e pastër, e papërfshirë, pa ndërhyrjen e asgjëje tjetër. Po qe se diçka është e dobishme, atëherë ajo rrezikon të mos jetë e bukur. Pra është e rreme.

Hegeli - shprehet: E bukura dhe e vërteta kanë dy anë. Edhe janë e njëjta gjë, se e bukura duhet të jetë patjetër e vërtetë, por nga ana tjetër e vërteta dallohet nga e bukura.
E bukura e bën shpirtin njerëzor më të ndjeshëm, më të dhimbshëm, I përgjigjet më mirë natyrës.

Kanti. E bukura natyrale është një gjë e bukur dhe e bukur artistike është përfaqësim i bukur i një gjëje që tashmë nuk është domosdo e bukur.

Kamy: Nuk ka force që të mos mposhtet, nuk ka fatkeqsi që të mos përballohet nëpërmjet përçmimit.

Kanti. E madhërishmja është krenaria e shpirtit njeriut që lindi duke e mposhtur frikën në procesin e besimit.

Hartman. Emocioni themelor I të madhërishmes lidhet me tmerrin që lind nga pafuqishmëria e njeriut për të mposhtur diçka madhështore.

Shileri. Madhështor njeriu në lumturi, i madhërishëm në fatkeqësi.

De Rada. Ndikimi i të shëmtuarës që gjendet atje ku mungojnë virtytet ose janë të pakta, nuk është detyrë e artit.

Lesing. E bukura mund të shkëlqejë me gjithë forcen e vet në sfondin e së shëmtuarës, E shëmtuara mund të shpjegohet thjesht me negativitetin e ndjenjave dhe emocioneve.

Sharl Lalo. Estetika sensualiste për të cilën çdo kënaqësi është e bukur dhe çdo dhembje e shëmtuar është mjaft thjeshtëzuese.

Sharl Lalo. Natyra për të qenë e shëmtuar duhet të duket sikur ka humbur qëllimin dhe të dyshojë se nuk ka pasur sukses në zbatimin e një teknike imanente (vetvetishme).

Kanti. Komikja është shnderrimi i vëmendjes së përqëndruar në asgjë.

Petro Marko. Femra është si Toka !!
- Si toka! Kur është njëzet vjeçe, i ngjan Afrikës.
- Kur arrin tridhjetë vjeçe, është si Hindia: e nxehtë, e hijshme, misterioze.
- Kur bëhet dyzetë vjeçe, i ngjan Amerikës, e përsosur nga ana teknike.
- Kur arrin të pesëdhjetat, i ngjan Evropës: gërmadhë e vërtetë.
- Por kur arrin të gjashtëdhjetat, është Siberia, që të gjithë e dine se ku bie, po që asnjeri s’dëshiron të vejë.

Xhojs Keri. Femrat mesatare janë soji më i mire. Të bukurat mund të jenë më të këndshme, por kanë të keqen e dembelisë, s’para tunden për punë; të shëmtuarat mund të jenë më serioze në punë, po të hanë veshët, kanë shumë kërkesa.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Re: Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Anakonda Wed Jun 13, 2012 8:19 am

E bukura eshte shkelqimi i se vertetes.
E bukura qendron te madheshtia qe i nenshtrohet rregullit. (Aristoteli)

E bukura qendron te forma. (Viktor Hygo)

E bukura eshte kenaqesia qe na jep diçka. (Xhorxh Santajana)

E bukur eshte ajo qe perftohet nga nje levizje e shpenguar, e rregullt dhe e lire. (Josef Hofman)

E bukur eshte ajo qe na trishton. (Pol Valeri)

Çdo e bukur qe ndihet ne rruzullin tokesor, eshte homogjene me bukurine e shpirtit. (De Rada)
"Ai eshte i bukur ti heqesh koken"
Bukuria godet syrin,karakteri pushon zemren.
Bukuria nuk eshte te kesh fytyren e bukur por te kesh mendjen e bukur, zemren e bukur, dhe shpirtin e bukur.
Bukuria pëlqehet nga sytë, mirësjellja nga zemra.
Bukuria e nje gruaje nuk gjendet ne rrobat qe vesh, ne pamjen e jashtme apo ne menyren sesi rregullon floket.
Bukuria e nje gruaje i shikohet ne sy, sepse ata jane pasqyra e zemres se saj.
Bukuria e vertet e nje gruaje shikohet ne shpirtin e saj. Eshte perkujdesja dhe dashuria qe ajo jep.
Bukuria e vertet e nje gruaje shtohet me kalimin e viteve ....
Bukuria e mashkullit qëndron në arsye, kurse arsyeja e femrës qëndron në bukurinë e saj. (Fjalë popullore marokene)
Bukuria dhe pasuria s’jane pergjithmone.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Re: Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Master Tue Jun 26, 2012 4:46 pm

E bukura eshte natyrale
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Re: Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Anakonda Wed Jun 27, 2012 8:01 am

Syri sheh cunin e bukur;zemra sheh cunin e mire..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Re: Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Master Sun Jul 28, 2013 8:20 pm

E bukura flet vete Very Happy
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thenie mbi te bukuren Empty Re: Thenie mbi te bukuren

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi