Programe Forum - Welcome
Femrat flasin më shumë se meshkujt . People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Femrat flasin më shumë se meshkujt . People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat flasin më shumë se meshkujt .

Shko poshtë

Femrat flasin më shumë se meshkujt . Empty Femrat flasin më shumë se meshkujt .

Mesazh nga Anakonda Sat Jun 23, 2012 8:00 am

Femrat flasin më shumë se meshkujt


Janë vetëm 546 fjalë që i ndajnë femrat nga meshkujt.
Dikush mund të thotë që ato janë vendimtare, por matematika nuk është as
ideologji e as politikë.


Zonjat artikulojnë në ditë vetëm 546 fjalë më shumë në krahasim me meshkujt.
Një grup psikologësh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonës ka
shqyrtuar regjistrimet e debateve të 400 studentëve, gjysma meshkuj e
gjysma femra, të periudhës nga viti 1998 deri në 2004. Regjistrimet janë
realizuar falë një aparati të veçantë të mbajtur nga pjesëmarrësit, i
cili hynte në funksion në mënyrë të papritur. Duke bërë një llogaritje
të zakonshme, femrat qëndrojnë më përpara se sa meshkujt, me 16215 fjalë
kundrejt 15669 të meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencë nuk
mund të jetë përfundimisht domethënëse. Rezultate të kënaqshme janë
vënë re edhe nga një individ te tjetri, meshkuj e femra: personi më
elokuent ka folur gjatë një dite 47 mijë fjalë, ndërsa më i spikaturi
arrin të “llomotisë” diçka më shumë, ose më pak se 500 fjalë.Kërkimi


Sigurisht që çështja nuk është vetëm numerike. Kërkimi i publikuar në
revistën “Shkenca” godet një teori në veçanti dhe disa të tjera në
përgjithësi. Libri i neuropsikiatres kaliforniane, Ljuen Brajzëdin
(Louann Brizedine), “Truri femëror”, ka ndezur shumë debate pas
publikimit të tij. Ai pohon se truri i një femre dhe truri i një
mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të
ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të
sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme. Për shembull,
impulset e adoleshentëve, si pasioni për mesazhet, apo për të bërë
shoping, tërheqja për kukullat, apo ajo për makinat, mendimi për seksin,
të gjitha këto mund të shpjegohen me këtë fakt. Për neuropsikiatren,
femrat flasin trefish më shumë në krahasim me meshkujt, 20 mijë kundrejt
7 mijë fjalëve dhe ky është një tipar biologjik.
Femrat


Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një
kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Pra, le të sqarojmë
një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka
dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harvardit, Laurens Samërs
(Laërence Summers), i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që
femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën
akademike kanë shumë pak sukses. “Për vite me radhë jam ndarë mes ideve
të mia politike dhe atyre që na thotë shkenca. Por shpresoj vërtet që
femrat ta perceptojnë botën ndryshe nga meshkujt dhe nëse bëjnë kujdes
mund të marrin vendime mjaft të mira se si ta drejtojnë jetën”, është
shprehur neuropsikiatria për revistën “Ne/s/eek”.

Përballja e kërkime

Universiteti i Teksasit dhe Arizonës. Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga
një grua janë 16215, nga një burrë janë 15669. 17 orë në ditë biseda të
regjistruara për periudha nga 2-10 ditë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi