Programe Forum - Welcome
Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez

Shko poshtë

Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez Empty Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez

Mesazh nga Master Mon Jul 29, 2013 11:55 am

Elona “BB6”: Në dilemë mes një djali shqiptar dhe francez Elona2-300x200
“Kam marrë propozime nga djem, por po i peshoj me kujdes, në shtator mund të jem në televizion”

Është komentuar si zonjusha e fortë e “Big Brother 6”, ndaj bashkë me zhveshjen në plazh na jep këtë intervistë, ku zhvishet nga gjithçka që e ka bërë deri tani të shfaqej diskrete në sytë e publikut. Prezanton anën e saj brishtë në kërkimin e dashurisë ideale dhe që të jetë përgjithmonë gjysma tjetër që ta plotësojë në jetë. 27-vjeçarja Elona Xara, si një vajzë që është rritur në qytetin e dashurisë, Paris, ka më shumë për të treguar se si i ka punët në çështjet e zemrës, preferencat e saj për partnerin e ardhshëm dhe ofertën për punë në televizion në Shqipëri.
Elona, ke ardhur nga Parisi për të kaluar pushimet në plazhin e Durrësit. Si po i shijon këto ditë?
Po, kam ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës, një vendim që e morëm së bashku. Po ia kalojmë shumë mirë duke marrë rreze, zhytje në pishina, det, parashutë, kafe etj.
Për çfarë të komplimentojnë këto ditë në plazh?
Për stilin dhe sidomos për karakterin e fortë. Përgjithësisht marr vetëm komplimente për veçantinë, sepse në botë jemi të gjithë të ndryshëm.
Këto pushime në Shqipëri i paraprijnë një jete të re profesionale në shtator që do mund të nisësh këtu?
Për sa i përket jetës sime profesionale, mund të them vetëm që më është bërë një ofertë shumë interesante në televizion. Nëse realizohet vërtet, do të jem këtu në shtator dhe do të kuptohet vetvetiu, pasi do mund të shfaqem në ekran.
Pra, do të lësh Parisin për Tiranën?
Nëse do të jetë punë interesantë për mua, në kuptimin e eksperiencës profesionale, pse jo?! Në të kundërt nuk kam kohë për të humbur…
Të pëlqen jeta këtu, si do mund ta jetoje bukur çdo moment që do kalosh në Shqipëri, pas 23 vitesh në Paris?
Kuptohet që për mua është një ndryshim total me Parisin, ku dhe jam rritur. Por e konsideroj një sfidë më vete rikthimin, pasi unë nuk i ul krahët përballë asnjë lloj vështirësie në jetë.
Kjo do të thotë që dhe dashurinë do e kërkosh këtu, kaq e vendosur je dhe në lidhje dashurie?
Në këtë moshë unë nuk kërkoj lidhje për të kaluar kohën, por një bashkëshort për të kaluar jetën. Në çështje të tilla nuk e lë zemrën të flasë para mendjes.
Po pas daljes nga loja e “Big Brother”, ke pasur vëmendjen e meshkujve, ke marrë ndonjë propozim të veçantë?
Kuptohet që propozime kam marrë të çdo tipi. Po për momentin nuk më ka thënë ende zemra “Po, ky është”. Dua të zgjedh personin e duhur që di të më krijojë lumturinë dhe të ma bëjë çdo ditë më të bukur.
Propozimet i ke pasur nga djem nga Shqipëria apo Franca, dhe ti si do e preferoje?
Propozime kam marrë edhe nga Shqipëria, edhe nga Franca. Unë nga një mashkull pres që të gjej përkrahje, mirëkuptim, por gjithashtu të jetë dhe konfident. Pra, dëshiroj të jetë vërtet gjysma ime apo shpirti im binjak. Do preferoja një djalë shqiptar, dua të mundohem të ruaj traditat tona dhe do ishte shumë bukur për mua. Por, edhe nëse do ishte francez, nuk do isha keq, pasi janë shumë të sjellshëm me femrat, kanë edukatë të theksuar, gjë që është shumë e rëndësishme për mua.
Ti synon jetën e luksit, je në kërkim të një partneri me para?
Duhet sqaruar që unë jam person i thjeshtë. Nuk e kam të domosdoshëm luksin, por si çdo njeri, edhe unë patjetër që i pëlqej gjërat e bukura. Sa për një partner me para, mund të them se bota e sotme është bërë kaq e vështirë, saqë ekonomia e keqe mund të ketë shkatërruar shumë çifte, gjë që nuk do e dëshiroja kurrë të më ndodhte mua. Gjithashtu varet dhe në dorën e kujt bie paraja dhe se si e përdor atë. Unë i shoh mirë këto gjëra, jam me këmbë në tokë, nuk marr kot dhe nuk nxitohem kurrë në jetë.
Kaq shumë e vë në punë arsyen, edhe në ndjenja, pra s’je lënduar nga dashuria?
Jo, falë Zotit! Dhe kjo ndodh vetëm kur nuk ia lëmë timonin zemrës sonë në udhëtimin e dashurisë. Në kuptimin që, nëse lëmë zemrën të na drejtojë në dashuri, atëherë jemi në rrezik të udhëtojmë me shpejtësi të madhe, për të mos thënë pa frena fare. Kjo gjë deri tani s’më ka ndodhur dhe shpresoj të jetë gjithmonë kështu!
Atëherë di t’i kontrollosh mirë ndjenjat?
Po, dhe si gjithçka në jetë, edhe kjo gjë mësohet.
Po ti si mund ta bësh të lumtur partnerin tënd, që dhe ai të përfshihet emocionalisht nga ti?
Si një femër që jam, e para me një dashuri të sinqertë, pasi kam gjithmonë për bazë sinqeritetin, duke i mbetur besnike, duke treguar kujdes për të dhe çdo gjë të mirë apo të keqe duke e ndarë bashkë. Për të mos harruar pastaj që femrat kanë armën më të bukur të kësaj bote, japin jetë dhe kjo është lumturia më e madhe.
Kaq e fortë je vërtet, mund të na zbulosh anën tënde të dobët?
Nuk e di nëse mund ta quaj dobësi, por në jetë gjithmonë kam bërë të pamundurën për të ndihmuar të tjerët, saqë shpesh dëgjoja të thuhej: “Elona po harron veten duke menduar vetëm për të tjerët. Po s’kam ç’bëj! Kam pasur një nënë që e quaja ‘Nënë Tereza’. E nuk duhet të harrojmë që në këtë botë përdorim rrugë dhe mënyra të ndryshme, po të gjithëve një vend na pret…

Partnerin e dëshiroj artist
I jep rëndësi pamjes së një mashkulli?
Tani kuptohet që para se të njohësh një person, fiziku i tij të tërheq fillimisht. Por, më e rëndësishme për mua është të kem në krah një djalë që të më bëjë të lumtur. Dhe, për hir të së vërtetës, i jap shumë rëndësi veshjes, pra është primare për mua të ketë shije në gjithçka.
E përmend shpesh lumturinë që mund ta gjesh te një mashkull, mendon vërtet se ka dashuri pa vuajtje?
Po e mendoj, dhe jo se jetoj në botën e përrallave, por thjesht se kam parë njerëz edhe të lumtur përreth meje. Por ama edhe kuptohet që jeta në përgjithësi nuk i bashkon gjithmonë dy njerëz të mirë.
Në cilin profesionin do e preferoje partnerin?
Kuptohet, në botën e artit do të ishte lidhja më e lumtur. Por mendoj se për të gjetur një ekuilibër, edhe në një profesion ndryshe nga imi. Gjithsesi, këtë ia lë në dorë fatit.
Pëlqen meshkuj me muskuj apo elegantë?
Të them të vërtetën, për momentin me stilin që kam, nuk përshtatem shumë me tipat elegantë. Po dhe shumë muskulozë nuk i kam qejf. Por edhe mua më duhet të rifilloj palestrën pasi e kam lënë pas dore paksa, pas disa kilogramëve që mora gjatë qëndrimit në “BB”.

Me Riken jemi mikesha të mira, etiketimet për ne janë të ulëta
Miqësisë me Riken a mund t’i bësh një përkufizim?
Miqësia me Riken ka mbetur shumë e mirë. Takohemi kur na jepet mundësia dhe për mua mbetet një vajzë shumë e mirë. Duhet të dini që ajo është një vajzë që e respektoj për sinqeritetin e saj, nuk i bie nga Kina për të thënë atë që dëshiron të thotë. Shumë vajza duken serioze kur s’janë aspak, ndërsa Rike respekton mjaft veten dhe kjo është krenaria e një vajze.
Shumë thashetheme u bënë për miqësinë tuaj, ç’mund të thuash tani që s’jeni më në lojë?
Sa për thashethemet, mund të vazhdojnë e të bëhen ditë e natë, sepse nuk dua t’ia di aspak. Rëndësi ka se çfarë bëj unë dhe jo çfarë mendon tjetri për mua. Dua të theksoj që etiketimi i një personi pa asnjë lloj prove është gjëja më e ulët që mund të bëjë njeriu. Se unë me fakte konkrete mund të flas shumë, por nuk merrem me këtë punë, se s’kam kohë për të humbur.
Për ish-banorët e tjerë e ke fjalën?
Po, dhe e vetmja gjë që mund të them, është se tani zgjedh unë se me kë mund të rri, dhe nuk e kam më me detyrim t’i shoh disa fytyra që ta shpifin.

Moda në plazh sipas Elonës
Jeton prej 23 vjetësh në Paris, dhe është diplomuar si stiliste në një nga shkollat më të vjetra të modës në Paris. Pasi ka asistuar në shumë “fashion show-s” të markave më të njohura franceze, ajo e njeh shumë këtë fushë. Një dëshirë e saj mbetet hapja e një atelieje në Tiranë. E, në këtë sezon veror, ajo jep këshillat për modën e plazhit, që sipas saj fillon me aksesorët. “Për të qenë në modë këtë verë, syzet e diellit në plazh duhet të jenë me xham pasqyrë me ngjyra si në vitet ‘90, pa harruar kurrë kapelet. Çanta duhet të shkojnë me stilin e veshjes, që janë çanta kashte të mëdha e me ngjyra, ndërkohë që dhe çantat transparente mbeten sërish në modë”, thotë Elona.

KLOTILDA HARKA
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi