Programe Forum - Welcome
Sa sex duhet bërë? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Sa sex duhet bërë? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa sex duhet bërë?

Shko poshtë

Sa sex duhet bërë? Empty Sa sex duhet bërë?

Mesazh nga Master Tue Jun 28, 2011 3:59 pm

Sa sex duhet bërë? Main_sex


Për njerëzit që kryejnë punë jo të rënda në moshat 20-35 vjeç mund të kryejnë raporte seksuale një herë çdo ditë, ato që kryejnë punë të rënda fizike 2 herë në javë dhe ata që kryejnë punë të rënda intelektuale një herë në javë. Këto janë shifra mesatare. Pastaj ka raste të veçanta siç është ai i cituar nga Mantegazza për një italian që në moshën 45 vjeçare ishte në gjendje të kryente marrëdhënie me të shoqen 5 herë në tre orë. Kurse Murri shkruan për dikë që zakonisht bënte 2-3 herë çdo ditë, apo një tjetër që bënte deri 10 herë në 24 orë. Për dashurinë nuk ka masë, kur dashuria frymëzon zbulohen tek ne rezerva organike e shpirtërore të paparafytyrueshme.

Nga ana tjetër duhet të kuptohet që organet seksuale si çdo aparat tjetër organik kanë nevojë të jenë në funksion; mosfunksionimi do të thotë atrofizim, tharje. Janë vërejtur raste të pafuqisë seksuale të ardhura nga ndëshkimi (shoqëror apo familjar) për diçka të bërë e quajtur e dënueshme. Që në fillimin e jetës seksuale akti seksual duhet të jetë normal dhe i rregullt. Nuk gjendet në pozicion të mirë as ai që nuk ka kryer marrëdhënie rregullisht dhe as ai që ka abuzuar. Pra çdo njeri duhet të jetë administrator i mirë i energjisë seksuale.

Ndërhyrja e jetës seksuale të rregullt dhe dashurisë është shumë e madhe, ajo i jep jetës suaj një shtytje të mbarë, me të nuk jeni kurrë vetëm. Edhe poqëse gruaja juaj e dashur nuk është më, ajo dritë që më parë e kishit afër, që ju ngrohte, do të ndriçojë fort nga larg e do të shënojë një gjysëmbukuri e përsosmëri. Është gruaja e bukur dhe e mirë që fillimisht është shoqe, stimuluese e qetësuese, e gatshme, në jetë, për të vlerësuar çdo lodhje tuajën me një ledhatim dashurie të dalë nga shpirti, që do të jetë frymëzuesja e vërtetë e çdo veprimi drejt së vërtetës, drejt së drejtës, drejt së bukurës. Do të jetë gjithmonë shoqja juaj, drejtuesja juaj, pasuria juaj shpirtërore e pashkatërrueshme, edhe kur ta ndjeni veten të vetmuar e të mjeruar. E poqëse dashuria juaj ka dhënë frytet e saj, ju do ta ndjeni edhe më të fortë dëshirën dhe detyrën për të jetuar, për të vepruar ashtu si kur ajo ishte me ju, e në krijesat tuaja do të rishihni atë, dhe do ta dashuroni më shumë aq sa dhembja juaj do të arrijë në shpirtin tuaj të shumëfishohet në dashuri.

Gati gjithmonë është femra që na tërheq e na bën për vete, pastaj gruaja na pushton. Në jetën e secilit prej burrave është një grua. Mbi karakterin dhe fatin e çdo burri rri një grua si engjëll frymëzues i aksioneve të mira, ndjenjave të mëdha. Gruaja, flas për atë që paraqet e idealizon dashurinë - është në mendimin e jetën e të mëdhenjve dhe e të vegjëlve. Dante, Rafaolo, Napoleon, Bajron e kështu pa fund... Kur influenca e saj është e mirë dhe e përdorur mirë, është fatlum e i lumtur ai që është objekt i saj.

Mospërdorimi i seksit për Campanella-n, edhe sipas ligjeve të saksonëve përshkruhet deri në 20 vjeç, sepse rinia merr formë të plotë e të shëndetshme në këtë moshë, sidomos pas 25 vjetëve zhvillimi organik është i plotë e akti seksual është i dobishëm e mospërdorimi i dëmshëm. Dëmi është padyshim pas një moshe që duhet përcaktuar rast për rasti individualisht, se varet nga shumë gjëra si klima, mjedisi, klasa shoqërore, ushqimi, grupmosha etj. Të tilla janë vënë re tek murgjit apo tek ushtarët në Luftën Botërore. Kështu seminaret, burgjet, kolegjet e manastiret janë shembuj të dëmeve që mund të sjellë ndëshkim. Individi i nënshtruar ndëshkimit me forcë, si në rastet e mësipërm, mund të duket i shëndoshë ndërsa nuk është i tillë, i fortë ndërsa është i dobët. Në këto raste reagimet e njerëzve janë të ndryshme në vartësi nga shumë elementë si mosha, karakteri, temparamenti, temperatura, mjedisi, edukata etj. Efektet e ndëshkimit ulen në masë të madhe nga masturbimi.

Tek gruaja efektet e ndëshkimit janë të ndryshme për arsye fizike e shoqërore. Ajo ka nevoja më të vogla e më të kufizuara edhe nga ana atavike e trashëgimtare. Është për këtë që dëmet mbi gratë janë më të vogla sidomos sa ajo është e virgjër. Marrëdhënia seksuale tek ajo nuk është një nevojë e domosdoshme siç është për të mëmësia. Kështu gruaja e ndëshkuar, vuan më tepër se për mungesën e aktit seksual, për mungesën e mëmësisë gjë që e shkatërron.

Nga ndëshkimi seksual vjen apatia e shpirtit ajo trupore dhe e trurit, që siç thotë Murri, është një gjendje psikike me çrregullime organike të sistemit nervor, të trurit e të palcës së kurrizit.
ekonomisti
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi