Facebook krijon “motorin social të kërkimit”?
Faqja 1 e 1 • Share
Facebook krijon “motorin social të kërkimit”?

Facebook tani është fokusuar në krijimin e një motori të ri të kërkimit, i cili do t’i ndihmonte njerëzit të gjejnë më lehtë përmbajtjen e kërkuar në rrjetin social, thuhet sipas një raporti të fundit nga Telegraph.
Rrjeti më i famshëm social ka punësuar dhjetëra inxhinierë lidhur me projektin e saj më ambicioz, të udhëhequr nga ish-inxhinieri i Google, Lars Rasmussen, për të përmirësuar rrënjësish motorin e kërkimit i cili është aktualisht në dispozicion në Facebook, raporton Bloomberg.
Qëllimi i projektit është "të ndihmojë përdoruesit të rrisin vëllimin e përmbajtjes të cilët anëtarët e krijojnë në faqe, përkatësisht përditësimet e statusit, artikujt, videot, dhe informacionet e tjera".
Facebook është duke u munduar të hyjë në territorin e Google-it, njësoj sikurse gjiganti i kërkimit është duke lëvizur në drejtim të kundërt pas rrjeteve sociale, përmes lansimit të Google+. / Telegrafi /

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|