JAPONI, PERUROHET TRENI LUKSOZ ME SHTATE YJE!
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1 • Share
JAPONI, PERUROHET TRENI LUKSOZ ME SHTATE YJE!

Një kompani hekurudhore japoneze përuroi trenin e ri luksoz, në të cilën udhëtarët mund të realizojnë të gjitha dëshirat e tyre të parealizuara ndonjëherë më parë.
"Treni i quajtur 'Nanatsuboshi', me shtatë yje, ka në dispozicion shtatë vagonë dhe përbën një hotel të vërtetë mbi shina me restorant luksoz, makinë piano-bar dhe 14 suita private'', thanë përfaqësues të kompanisë.
Me dhoma të bollshme të pajisura me shtretër mbretërorë, me tavolinë pune, banjo të veçantë dhe tualet me dritare dhe me sistem ngrohës mjaft i rëndësishëm për japonezët.
Treni do të udhëtojë në ishullin jugor Kyushu, me një paketë katër ditë e tre netë me çmim që shkon 9 000 euro për çift.
Faqja e internetit e kompanisë krenohet me finesën dhe dinjitetin e projektimit, një shkrirje e botëkuptimit japonez dhe perëndimor, një bashkëjetesë e modernes me të vjetrës.
Kroçera e parë hekurudhore do të nisë punën muajin e ardhshëm, por vendet janë rezervuar plotësisht deri në qershor të vitit 2014.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|