Programe Forum - Welcome
Deklarata e Berishës që hapi luftën: Topi, president në xhepin e Ramës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Deklarata e Berishës që hapi luftën: Topi, president në xhepin e Ramës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata e Berishës që hapi luftën: Topi, president në xhepin e Ramës

Shko poshtë

Deklarata e Berishës që hapi luftën: Topi, president në xhepin e Ramës Empty Deklarata e Berishës që hapi luftën: Topi, president në xhepin e Ramës

Mesazh nga Master Thu Jul 28, 2011 4:50 pm


TIRANE – Lajmifundit – Përgjigja e dhënë nga kryeministri Berisha në një pyetje të gazetarëve në deklaratë për median, duket se ka qenë shkak i reagimit të menjëhershëm të Presidentit Topi.
Berisha e ka cilësuar Topin si “president të Ramës” duke thënë se ai votoi për të më 8 maj, duke iu referuar kështu disa pamjeve filmime që hidhnin dyshime se kreu i shtetit Bamir Topi kishte votuar për Edi Ramën.
Më poshtë pyetje-përgjigjet e konferencës për media të kryeministrit Sali Berisha:
Pyetje: Zoti Kryeministër, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ju u shprehët se përveç reformës zgjedhore që është pjesë e paketës që ju i ofroni opozitës, do të ketë edhe oferta të reja për PS-në. A do të jetë pjesë e kësaj oferte edhe zgjedhja e një presidenti konsensual në vitin 2012?
Kryeministri Berisha: Oferta ime është zbatimi dhe respektimi i Kushtetutës. Unë nuk e bëj këtë për interesin e mazhorancës apo të qeverisë, por e bëj këtë për interesin jetik të çdo qytetari shqiptar, respektimi i Kushtetutës së vendit. Ju e shihni se z. Rama e pati Presidentin. Presidenti votoi për të, kjo u faktua me votë. Unë dua të theksoj këtu se janë jo të paktë ata që më thonë, a ndiheni i tradhtuar nga ky veprim. Absolutisht, nuk ndihem aspak i tradhtuar, sepse duhet të jeni të bindur se thelbi i përpjekjeve të jetës sime ka qenë që njerëzit të votojnë të lirë. Këtë ideal nuk mund të ma errësojë as edhe një interes tjetër i ngushtë. Jo! Njerëzit do të votojnë për atë që duan.
Zoti Rama e pati Presidentin me mish e me shpirt, sepse ai që të jep votën të jep shpirtin e tij politik, ai firmos për ty, me vullnetin e tij politik. Dhe çfarë i solli kjo? 140 mijë vota më pak në rang vendi, 10.999 vota më pak në Tiranë. Sepse në fund të fundit, secili këtu, në një vend të lirë, ka vetëm një votë. Zoti Rama e ka të vështirë të nxjerrë mësime. A mund të më thoni; kush duhet të prevalojë, të mbizotërojë: flirtet, prapashpinëzat, apo Kushtetuta. Sigurisht do të mbizotërojë Kushtetuta.
Këta që pendohen bëjnë mirë që pendohen, por kur të takon shumë herë të pendohesh, kthehesh në pendesë. Duhet ta kuptojmë këtë.
Pyetje: Që ta kuptojmë më qartë: nuk ka vend për ndryshime kushtetuese?
Kryeministri Berisha: Këtu u fol konkretisht për Presidentin e Republikës. Unë u përgjigja se Presidenti i Republikës do të zgjidhet tërësisht në përputhje me Kushtetutën. Dhe kjo nuk është absolutisht në interes tim apo në interes të qeverisë, por është tërësisht në interesin e rendit kushtetues dhe të qytetarëve. Të kërkosh ndryshime kushtetuese sepse do ta fusësh presidentin gjysmë në xhep, ndërkohë që e ke në xhep plotësisht dhe nuk të dha asgjë, më thoni ju lutem, sa racionale është kjo?. Gjërat duhet të kenë thelbin e arsyes. Çfarë i dha atij Presidenti? 140 mijë vota më pak, me gjithë votën e tij pro.
Pyetje: Fakti që zoti Basha ishte ndër më të votuarit në kryesinë e re të PD-së, ka lënë hapësirë për zëra se ai mund të marrë detyrë e nënkryetarit të PD-së. Në një rast të tillë, a do të kishte ai mbështetjen tuaj?
Kryeministri Berisha: Partia Demokratike është një parti e hapur dhe postet e saj, përfshi edhe postin e kryetarit, në Kongres, janë të hapur për të gjithë anëtarët e vet. Por, dua të jem i sinqertë me ju. Me sa po kuptoj unë, preokupimi më kryesor i kryetarit të Bashkisë janë qytetarët e Tiranës. Më thonë se ai dhe drekën e ha në zyrën e tij, pasi dëshiron që t’i përkushtohet tërësisht Tiranës. Por ai i ka të hapura të gjitha opsionet.
Atëherë ju uroj të gjithëve pushime të mbara, sepse gushti është muaji i pushimeve.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi