Programe Forum - Welcome
Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna?

Shko poshtë

Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna? Empty Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna?

Mesazh nga Master Sat Aug 06, 2011 11:12 am

Toka në të kaluarën ka pasur dy hëna? Hena1bs
Planeti ynë në të kaluarën, përveç Hënës aktuale, ka pasur edhe një satelit tjetër të vogël, që është zhdukur gjatë një ndeshjeje me “vëllanë” e tij, vlerësojnë shkencëtarët.
Ata thonë se në këtë përplasje mund të qëndrojë fshehtësia e malit misterioz në anën e errët të Hënës dhe konsiderojnë se “ndeshja e madhe” ka qenë kruciale në hedhjen e materialit në anën tjetër të hemisferës së Hënës.
Shkencëtarët me dekada të tëra kanë tentuar të kuptojnë se pse na duket ana e dukshme e Hënës e rrafshët, me pak kratere, derisa ana e errët ka shumë kritere dhe male në lartësi deri në 3 mijë metra.
Teori të ndryshme janë dhënë për të shpjeguar një gjë të tillë. Sipas njërës prej tyre, ky debalancim është shkaktuar nga graviteti i Tokës, derisa sipas teorisë së fundit deri te dallimi ka ardhur për shkak të një sërë ndeshjesh kozmike.
Shkencëtarët konsiderojnë se para rreth katër miliardë vjetësh në Tokë është përplasur një planet i madhësisë së Marsit. Kjo është e njohur si hipoteza për ndeshjen e botëve. Pjesë të cilat kanë fluturuar pas goditjes më vonë janë ribashkuar, duke formuar Hënën.
Tash shkencëtarët konsiderojnë se nga i njëjti material është formuar edhe një trup tjetër lunar, që kishte “mbetur” nën ndikimin e gravitetit ndërmjet Tokës dhe Hënës.
Ky trup ka qenë i madhësisë së një të katërtës së masës së Hënës. Pasi që ka qëndruar miliona vjet në këtë “përqafim” të gravitetit, sateliti tjetër është përplasur me Hënën, me një shpejtësi më të vogël se tri kilometra në sekondë.
“Kjo ishte një goditje relativisht e butë, me shpejtësi prej 2,4 kilometra në sekondë, më e ngadalshme se sa shpejtësia e zërit, që është e rëndësishme, sepse kjo do të thotë se nuk ka ardhur deri te tronditjet e mëdha”, ka thënë Martin Juci nga Universiteti Bern në Zvicër.
Gjatë kohës së ndeshjes, Hëna jonë ka pasur oqeane të magmës. Shkencëtarët mendojnë se kjo përplasje ka sjellë deri te ngritja e materialit në sipërfaqen e Hënës dhe se magma ka kaluar në anën e dukshme të Hënës. Kjo ide është mbështetur nga hulumtimet e fluturakes për hulumtime “Lunar prospektor”, i agjencisë amerikane për hapësirë NASA.
Hëna në të njëjtën kohë bën rotacion rreth boshtit të saj dhe Tokës. Kjo është e njohur si “rotacion i sinkronizuar” dhe shpjegon arsyen pse Hëna duket nga Toka vetëm në një anë të saj.
Ana e errët e Hënës është e ashpër, me sipërfaqe të trashë dhe me plot kratere si rezultat i goditjeve të shumta. Anën e errët të satelitet tonë të vetëm për herë të parë e ka fotografuar fluturakja kozmike e Bashkimit Sovjetik “Luna 3” në vitin 1959.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi