Kukës, zhduket prej një jave vajza 14-vjeçe, la letër në shtëpi
Faqja 1 e 1
Kukës, zhduket prej një jave vajza 14-vjeçe, la letër në shtëpi
Një vajzë 14- vjeçare nga fshati Lusën i komunës Ujmisht të Kukësit është zhdukur prej 6 ditësh.
Vajza rezulton e humbur dhe familjarët e saj ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e Adelina Lashit. Policia theksoi se 14- vjeçarja është larguar nga banesa mesnatën e së dielës pasi ka shkruar një letër ku bënte të ditur se kishte pirë lëndë helmuese dhe kishte shkuar në bjeshkën e fshatit.
Kur kanë gjetur letrën familjarët i janë drejtuar vendit ku mendohej se ndodhej vajza kanë njoftuar edhe policinë dhe që prej asaj dite nuk kanë ndaluar kërkimet e përbashkëta.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit Sadri Ramcaj, tha se 14- vjeçarja është shpallur në kërkim. Ai theksoi se po bashkëpunohet me të gjitha komisariatet e vendit për të bërë të mundur marrjen e çdo lloj informacioni që mund të gjurmohet.
Fotografia si dhe të dhënat personale të minorenes janë shpërndarë edhe në të gjitha pikë kalimet kufitare për të penguar daljen e saj jashtë territorit të Shqipërisë.
Similar topics
» Big Brother në Britani, vajza topless para se të hynte në shtëpi
» Kukës-Morinë, nis dyfishimi i urave të rrugës
» Si Te Shkruani Leter Dashurie
» Nje leter e shkruar nga nje djale i sinqerte…
» Si te mirepresim vjerren ne shtepi?
» Kukës-Morinë, nis dyfishimi i urave të rrugës
» Si Te Shkruani Leter Dashurie
» Nje leter e shkruar nga nje djale i sinqerte…
» Si te mirepresim vjerren ne shtepi?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|